Këshilla/Blog

12.02.2016

Prsh degjova sot per ket nisme dhe jam shum e lumtur qe ekzistojn njerez te till humane do deshiroja nje dite ti bashkohesha ketij rrugtimi nejse te dalim ne temen qe dua une jam 16 vjec nga qyteti i lu jam ne gjimnaz ne vit te dyt kam nje vella me te madh babain dhe nenen time gjat gjithe kohes jam e ushtruar ndaj dhunes psikike dhe nga vllaj ndonjeher fizike arsyet jane te cuditshme qe as une si kuptoj pse e bere kete pse vajte atje pse fole me ate kte gje e ke ber keq mamaja ime per mua nuk i intereson fare per mua madje ka shprehur deshiren qe une mos te kisha lindur kurre ose te kisha vdekur shpesh me kan cuar dhe te mendoj vete vrasjen jam shum e coroditur iki ne shkoll dhe nga mesimet kam ren jashtzakonisht shume ngaqe kemi debate gjith kohen as me mesimet sjam mire e vetmje enderr qe kam eshte qe te vazshdoj shkollen po kam frik se sdo ta fitoj dot gjithashtu kam lidhje me nje djal familja sdi gje dhe kur kuptojm ndonje gje me rrahin sme cojn ne shkolle per dite ju lutem me ndihmoni cfar duhet te bej se kam frik do bej naj gabim dhe do mar veten ne qafe pres pergjigjen tuaj me rrespekt el solare

  1. Almadina Guma says:

    Pershendetje e dashur,
    Nuk je vetem! Kjo eshte e sigurte.
    Duke lexuar shqetesimet e tua qe te kane shoqeruar e po te shoqerojne, ta ndjej trishtimin, zemerimin, fajesimin, friken ndaj vellait, ndaj mungeses se dashurise ose besimit qe do doje me shume e qe do te ndihmonte ty shume per te qene me e forte, me e orientuar ne jete e me me besim te vetja.
    Por ndjej edhe qe ka shume force e deshire te ty per te bere gjera per veten e me veten tende, edhe duke gjetur dashuri perreth. Nje nga keto eshte edhe ndjekja e shkolles se larte e kjo natyrshem sic edhe ti e di, kerkon vullnet e perqendrim per tu marr.
    E para gje qe duhet te besh eshte te mos kesh frike nga gabimet e tua, por te mposhtesh friken per te folur me vellain tend (pavaresisht moshes se tij). Mbase do ishte mire qe ju te dy te flisnit qete e shtruar, dhe nuk e kam fjalen ketu ne momentet qe “ai te kerkon llogari” e sigurisht qe ngelet e pajustifikuar ne rast se ai vepron me dhune emocionale ose fizike ndaj teje. Por ketu ka nje problem te nje besimi e raporti qe mungon midis jush, arsyet e te cilave sigurohen duke folur.
    Pyete vellain tend “ a do ai qe ti te shkosh ne shkolle te larte”, “a do ai qe ti te jesh mire”. Besoj se ai do te pergjigjet “Po” e atehere tregoji cfare te ndihmon ty te shkosh ne shkolle te larte e te kesh rezultate te mira. Pyete edhe “cfare e shqeteson me shume te ty”, shprehu edhe si do doje qe ai te te ndihmonte me shume, po edhe si ndihesh. Po s’hape portat e komunikimit, cdo gje do ngelet e pazgjidhur, e paqarte, e mbyllur. Do te sugjeroja qe ne vend qe te shmangnit njeri tjetrin, te mundeshit te kalonit me shume kohe bashke, ne menyre qe te stabilizoni nje besim te perbashket midis jush e jo nje raport qe drejtohet nga frika se “ti mos ben ndonje gje” e ai te kete frike ai spo te mbron dot sic duhet e ne vend te kesaj te kufizon.
    Mbi te gjitha, kur te mendosh qe sje mire apo ne cfare do situate e sado te keqe te jene mendimet apo ndjenjat e tua, na shkruaj! Nuk je vetem e ka gjithmone zgjidhje!
    Qendrojme ne kontakt,
    Do te mirepresim gjithmone e aq me teper kur te jesh gati per te kontribuar ne kete faqe!
    Gjithe te mirat,

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.