Këshilla/Blog

Nurije 18.10.2020

Ju shpreh mirnjohjen time per kete menyre qe femijet prindit e adoleshentet te marin keshilla te specializuara
Me quajn Nurije kam dy femij dhe jam 47 vjece,e un si shumica e vajzave tjera ne kohen e komunizmit jam martuar me shkuesi.Po fatmiresisht un e burri e pelqyem shume lidhjen tone edhe njerezit e burrit jan njerez shume te mire.Te respektuar te dashur.Un e burri dhe djali punojme pune te kenaqshme.
Do thoni ju,po cfare do me shume zonje,i ke te gjitha te mirat.Mua e tim shoqi nuk na hyn asgje ne sy,as leku,as shpia e mir,sepse po vuajm shume nga
Vuajtjet e vajzes.Ajo eshte nje e re 22 vjece,edhe pse mbeshtetja nga familja
Nga fisi,nga vjerri e vjerra,nga vellai nga prinderit nuk i ka munguar ajo ka probleme te renda sociale,emocionale.
Ajo ka gjith jeten e saj qe vuan talasemin dhe migrena gjithashtu.Migrena i ka filluar nga mosha 14 vjec kurse talasemin ka qe 5 vjec qe e vuan.Ka qene nje femij thatanik dhe shum e ndrojtur me veshtiresi ne aftesit sociale dhe mesimore.Ne netvjecare dhe gjimnaz ka qene shenjester e bullizmit dhe ngacmimeve.Me qan zemra kur me vinte ne shtepi duke qare ku thoshte qe klasa e ngacmonte e vinte ne loje,ajo thoshte qe nuk e lejonin te rrinte ne bank me ta ajo na thoshte qe e ngacmonin para gjithve ajo thoshte se e ofendonin dhe e mbanin larg nga nderveprimet shoqerore.
Jo se eshte vajza ime po un e di qe ajo eshte shum inteligjente,ajo thjesht nuk e ka shfrytezuar potencialin e saj per shkak te bullizmit dhe shendetit te keq.
Ajo mbaroi universitetin kte vit.Me thoshte qe ishte aktive aq sa mundeshe,por jo ndoshta aq keq sa ne gjimnaz e nentvjecare por edhe aty nevoja e saj per shoqeri nuk u plotesua.
Ajo thoshte se te tjeret krijonin shpifje per te dhe ekzagjeronin situatat,asaj nuk i flisnin dhe percmonin kur u afroheshe.Ajo eshte njeri shum e ndjeshme ndaj fjalve e reagimeve te njerezve,me thoshte qe un u shkruaja ose e u kthehesha beja cmos ti zgjidhja gjerat me ata qe kishin probleme me mua.Por ata kapeshin diku te ndonje dobesi dhe e poshteronin para tjerve.
Nuk e harroj ate dit kur me tha qe e ofenduan rende te gjithe sepse kishte vajza qe frynin tjerat kunder saj.
Mbas kesaj ndodhie ashtu e lodhur e derrmuar ajo vazhdoi vitin e fundit te universitetit pa folur me asnje.Un u cudita kur ajo nga kjo gje rralloi komunikimin me njerez,ajo nuk pergjigjeshe me ne leksione e seminare,vuante mbi vete te shkuaren e keqe dhe sherrin qe provoi ne universitet.Ajo vazhdoi te formonte izolim jo vetm ne shkoll qe nuk fliste me e kafen e pinte vetem por edhe ne familje ajo nuk bisedonte me per asgje.
Ajo ra shume ne pesh dhe u shtrua ne spital jo vetem per semundjet e saj qe u keqesuan por edhe u rendua shum psikologjikisht.Ajo ra ne depresion te thell.Biseda e fundit qe kemi ber me te kemi ber me te ka qene para 4 muajve.Ajo donte vetem te rrinte vetem.Shpesh mbyllshe ne dhom me or te tera e qante.Ne vizatimet e saj gjendeshin vetem lote,kujtime dhe fjal qe bashkemoshataret e saj i dhan.
Ne jemi munduar te gjith qe ta bejm te ndihet mir dhe e vleresuar po pa efekt.Ajo refuzon te takoj njerez,refuzon te lidhet,ajo nuk do me te vazhdoj shkollen.Ajo po heq dor nga jeta.
UNE dhe familja ime ndihemi kaq te pashprese.