Këshilla/Blog

Maria 05.07.2022

Pershendetje !!
Ne muajin Nentor papritur me zuren disa kriza ose episode le te themi te cilat me zgjaten ne periudhe kohore prej 3-4 ditesh. Episodet perfshinin simptoma si : lodhje fizike, veshtiresi ne perdorimin motorik, e pavetdijshme deri diku (gjendje p.sh. kur jemi pak te dehur dhe nuk arrijme 100% te jemi vetja) , ishte nje situate sikur me kontrollonte truri im dhe nuk arrija une ta kontrolloja dhe me trembi disi pasi sme kishte ndodhur me pare dhe mendova mos papritur me ndodhi dicka serioze dhe po cmendesha, sikur nuk do me largohej asnjehere ajo gjendje. Gjithsesi sic ju thashe 3 -4 dite me mbajti dhe u largua.
Serish me ndodh javen e kaluar , pra pas 6-7 muajsh ne muajn Qershor. Ishte me e “lehte” por qe me zgjati me shume ne kohe diku tek 1 jave pothuajse. Simptomat ishin po te njejtat por sic thashe pak me te lehta sikur e kisha disi kontrollin me shume kete here.
Nuk arrij ta kuptoj nga e ka fillesen, eshte ndoshta ngaqe e stresoj shume veten derisa arrin nje pike qe pesoj black out? Sepse ne te dyja periudhat kohore kam qene e stresuar e ndrydh veten me probleme te cilat jane te rendesishme dhe te parendesishme, por e stresuar kam qene dhe me perpara po sme kane ndodhur keto episode , keshtu qe mos eshte dicka me serioze?