Këshilla/Blog

Led 03.12.2019

Ckemi.Desha te ndaj me juve
Kete problem qe po me merr frym prej
Shume kohesh dhe sme le te ndihem
Mire.Jam nje vajze ne vit te 2 te studimeve bachelor.
Kam nje tension,problem shoqeror ne klase.Perkatesisht u flas,i respektoj te
Gjithe po nuk e di pse te klases me duket se kan tension me mua.
Ata per shembull nuk me perfshin ne partyt,apo ne daljet qe bejne bashke.
Kur kemi ore boshe dalin vet mua
Asnji sme merr.I kaloj oret boshe ne
Nje dyqanin e nje kushurire.vAta dalin per kafe, bejne foto me njeri tjetrin, vijn ne klase dhe pershendesin dhe rrin ne
Pranin e njeri tjeyrit.Po mua nuk
Me perfshiin fare. Do thoni ju po futu
Ti,interesohu per ta.Jam munduar tu
Afrohem 100 her po ata sme japin
Me shum shoqeri.Shumica jan indiferent
dhe injorues ndaj meje.Kshu nuk eshtw se me sillen keq por nuk me perfillin shum.Vetem ne kohen e probimeve kan pak afrimitet me mua.Ndihem e perdorur dhe keq me veten kur ata me afrohen vetem kur u nevojitet dicka nga un ose kur kan interes.Ndonje keshill ju lutem.Se meritoj kete lloj jete. Ndihem kaq e vetmuar dhe e padeshiruar.

  1. Xhea thotë:

    Me vjen shum keq qe ndihesh boshe ne 1
    Ambient qe supozohet te kalosh vite te
    Bukura ne rini.Por po te them vec kaq.
    Nese do ishe e rendesishme per ta nuk te
    Linin te sfiliteshe kaq shume per te pasur lidhje shoqerore.Nga ajo ca ke shkruajtur
    Duket qe ti duke bere perpjekje te afrohesh ata me shum te largohen,
    Sepse pikerisht u kenaq kjo gjendje e jotja
    Qe te te shohin vetem dhe pa shprese dhe larg atyre duke te pare qe ke nevoje per shoqerin e tyre.Zemer ti lendohesh ata nuk bejn asgje.Jam e sigurt se neper rruge dhe ne lokale e kafe kur jan ne shoqerin e tyre nuk len fjale te keqija pa then per ty.Cfare do?
    Miq te till do ti?Miq qe te shohin larg,vetem dhe nuk te afrojne,miq qe te bejen lojra,miq qe te shohin ne rruge e bejne sikur ste njofin,miq qe te trajtojne si idiote?Miq te till do ti?Mos u bej e deshperuar per njerez pa vlere?Nese do ishin me te mir se ti nuk do silleshin ne ate menyr me ty.Ki parasysh qe vetem disa muaj i ke ne shkolle.Pastaj as ata sdo ja dine per jeten tate as ti per jeten e tyre.
    Ne fakt kur ste japin rendesi tani qe te kane ne klase mos pretendo per me teper.Pra nuk ka cte duhen njerez te till.Shko mesim,degjo pedagoget per leksionet e seminaret,ne provime mos i ndihmo po te dish sepse nuk je gom rezerv,te kujtohen per ty kur kan nevoj.
    Oret boshe ska gje me zemer,rri vetem ne lokal,mso,shko te kushurira,ske cben,duhet te pranosh gjendjen qe je,duhet te pranosh si fillim se ata nuk jane miqt e tu perderisa te kan zhytur ne kte gjendje.Jam e sigurt qe ka e goca me te mira,qe te respektojn,ftoj vet per kafe,mos prit te te thon ato.Nese mendon qe ato nuk duan te dalin me ty nkafe ateher provoje njeher pastaj po ste moren her tjera vet,as ti mos bej pjesen tate,respektoj,pershendeti,jepi pergjigje
    Nklas e kaq.Duhet te kuptosh duhet te pranosh qe nuk mund te ndryshosh te
    Tjeret pavaresisht ca qellimesh apo sjellje ke me ta.Ka plot njerez qe i urrejn,i kan inat,shum veta dhe nuk i durojn dot afer.
    Ti tani tipave till duhet tu qendrosh larg jo te besh shoqeri me ta.Eshte sikur te duash te bashkohet uji me zjarrin.Mardheniet njerezore jan te dobishme kur kan respekt,pranim,dhs dashuri reciproke.Perpiqu dhe te jesh mir me veten.Kupto qe aty ke shkuar per mesim sepse shoqeri nuk ka.Edhe nese ka ato pergjithsisht nuk formohen me njohje te individit,u mjafton opinioni dhe ndikimi i shokve tjere qe te reagojn ndaj teje.
    He dhe uroj qe ndonje tjeter pervec meje apo pse jo edhe psikolog te te japi 2 min nje
    Shkrim ktu.Se shoh qe paska qen qe m
    Dt 3 dhjetor e asnji ska kthy prgj vec meje.
    Patetike te mendosh sa shum e kan par e lexu e skan kthy prgj per ndihm.Te uroj me tmirat zemer.

  2. Denisa Ndreka thotë:

    E dashur Led,

    Më vjen keq për vuajtjen që të shkakton kjo situatë e krijuar. Kuptoj që nuk është e lehtë për ty. Është e kuptueshme nevoja për të qënë pjesë e grupit, për t’u shoqeruar me shoqet/shokët e klasës. Kam nevojë që të qartësohem për disa detaje të asj që ke shkruar. A mund të më shkruash sërish duke ju përgjigjur pyetjeve më poshtë? : A ke pasur situata të ngjashme me shoqërinë e gjimnazit/ lagjes/ 9-vjecares? Nëse po, cfarë I bën të ngjashme dhe cfarë I bën të ndryshme këto situata? Nëse ka pasur, si I ke zgjidhur në të shkuarën këto situata? Po jashtë fakultetit, si janë marrëdhëniet e tua me të tjerët?

    Faleminderit që ke shkruar. Po pres të më shkruash sërish.

    Denisa Ndreka , Psikologe Klinike

    1. I paemër thotë:

      Me falni per pergjigjen me vones po tani e gjeta pyetjen dhe pata internet.
      Ateher un kam pasur periudhen e shkolles
      Shum te veshtir.Sidomos gjimnazi.
      Gjimnazi njeher mbetet
      Nje kohe qe do te doja te mos e kisha jetuar
      Kurr.Personalisht adoleshenca e femijeria ime jan kaluar duke pasur refuzime dhe perbuzje te thell nga te tjeret.Klasa gjimnaz ishte ferr.
      Kunja,sharje,perjashtime,cdo dit po cdo dit.
      Nuk i kam zgjidhur thjesht i durova sa mbarpi ajo koh e tmerrshme tani nuk mbaj lidhje me asnje te gjimnazit.Kur kalova ne fakultet ishte ndryshim i madh.Ne fillim dukshe bukur njerzit ishin te sjellshem te qeshur me mua.
      Krijova shoqeri por cdo gje u prish nje dite sepse gabova rende ne nje pergjigje kur po flisja mesim.Pak nga pak njerzit u ftohen me mua.Nga shoqeria qe kisha iken e ata.Me menjanuan folen pas shpine dhe e prishem shoqerin.Tani nuk flas me.UN JAM MUNDU TE FLAS ME KTO VAJZAT E TE AFROHEM PO ATO MA KTHEJN ME ARROGANC.Gjithsesi tani as un nuk flas me.Po te pakten ktu esht ndryshe se nese ke njerez qe ste duan thjesht mban largesi.Njekohesisht ka e goca shum te mira qe u flas e me flasin i respektoj e me respektojn.Por prap nuk kam shoqeri te ngushta.Ato dalin me njera tjetren dhe nuk me marrin ne kafe.Ca goca tjera pastaj thjesht nuk ne perfshin.Sa per pedagoget ka ca shum tolerant e te mir qe din te kuptojn,dhe un flas lirshem ca mendoj.Esht nje tjeter pastaj qe nenvlereson cdo gje qe them fjalet e tij me kan ul para tjerve aq sa tani kam frik te flas ne oren e tij pasi nuk e di si do dukem para tjerve.Jo vec para tij por edhe ne raste tjera ndjej nje gjenfje frike e ankthi e pasiguri pasi bota nuk esht se i ka vleresuar dhe kuptuar ndjenjat e mendimet e mia.Studipj lexoj,ndonjeher nuk gjej menyren e fjalve qe te shprehem edhe pse kam shum per te then.Mendoj qe e kaluara dhe ca gjera qe kam kalu ktej afer me kan bere kaq te pavleresuar
      Gjitjsesi ka nje gje te perbashket.Nuk me afrohen njerzit ne ate lidhje qe dua.Me acarojn lidhjet kalimtare.Prap do mbaroj shkollen e lart dhe as nje shok te fituar.Ko vetem kjo po me mundon edhe dicka tjeter.Te shprehem nga frika e kundershtimit e refuzimit.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.