Këshilla/Blog

emili 22.07.2022

Pershendetje! Jam nje adoleshente dhe shpeshher ndjej probleme te shumta qe vijne si pasoj e shendetit tim mendor. Si fillim doja te nisja se kam pasur shum problerme me ankthin te cilat nisin si nje shqetesim ne fillim dhe pastaj vazhdojne me marrje fryme dhe corjentim per kete kur kjo ka ndodhur ne ambjente te ndryshme dhe kur kjo ndodh kam manine e prejes se duarve duke i vrare ato me thonj ose me mjete te tjera por qe acarohen shum dhe ka pasur raste qe jane bere dhe shenja. Ka pasur raste qe kur paniket ndiodhnin gjate ates e kisha te leht te dilja ne ballkon dhe te merrja frym. Nje tjeter problem esht ajo qe njihet ne gjuhen angleze si “Self Harm” qe do te thote se une demtoj veten ne menyra si prerja e duarve me mjete te mprehta, kjo menyre me ka ndihmuar te nxjerr nervat drejt vetes pasi per shum proleme gjithnje fajin ja drejtroj vetes dhe kete e kam si nje menyr “ndeshkimi”. Kur kam pasur ankth ne klas njeher nje shoqe e imja e cila frekuenton psikologun me dha nje kokerr qetesuese te cilen ajo e pi per qetsimin e ankthit dhe kjo kokerr me qetesoi dhe qe atehere kam menduar se mos mbase duhet ti filloj dhe un sepse mos me ndihmojne? Por kam nej siklet te pyes prinderit e mi per terapi ose qetesues pasi kjo je esht pak tabu ne shqiperi. Do te me ndiohmonit shume me nje pergjigje. Ju faleminderit per punen tuaj!!

  1. Anonymous says:

    Pershendetje emili
    Shpresoj te jesh mir si ti ashtu edhe une kam vuajtur shume behu e fort se gjithcka do kaloje e do behet mir po pate nevoj per ndonje keshill me thuaj

  2. Anonymous says:

    Pershendetje uroj te jeni mire
    Dhe une jam kuruar nga ankthi 6 muaj
    E kalova me shume veshtiresi
    Por tani kam akoma nga pak mendime negative
    Frik se mos me kthehet serisht ankthi
    A me ndihmon njeri a zgjat shum kjo periudh

  3. Anonymous says:

    Pershendetje uroj te jeni mire
    Un jam kuruar 6 muaj per ankthin u bera shum mire
    Dola nga ajo zona e erret ku isha futur kam punuar dhe shum me veten me manifestime viziulizime me meditim dhe isha mire tani sikur kan filluar me rikthehen mendimet negative frika mos ankthi me kthehet perseri i ka ndodhur ndonjerit keshtu ju pershendes uroj te jeni mire.

  4. Ana says:

    Te gjitha keto simptoma i kam pasur dhe une madje ne klase shpoja duart me stilolaps. Do kaloj pa merak e dashur do behesh mire vetem puno me veten.

  5. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje Emili,

    Me vjen mire qe je shprehur dhe ke gjetur kurajen per te kerkuar ndihme.

    Ankthi dhe veshtiresia per te kontrolluar gjendjet emocionale te ngritura mund te te pengojne ne perditshmeri per ta jetuar jeten qete dhe per ta shijuar ate.

    Prandaj, duhen gjetur menyra e forma per t’i menaxhuar emocionet.

    Mund te perdoresh aktivitete energjizuese (sporte, palester, kercim) dhe/ose relaksuese (lutje, meditim, joga, ecje), te cilat funksionojne per ty e te bejne te ndihesh me rehat me trupin tend, e shkarkuar nga inati dhe merzia, por edhe e karikuar me çlodhje dhe nje gjendje me te mire fizike dhe mendore.

    Shendeti trupor dhe ai mendor jane e njejta gje, ndaj duke u kujdesur drejtperdrejt per trupin, ushqen edhe trurin dhe mendjen.

    Nderkohe, menaxhimi i emocioneve mund te kerkoje edhe ndihmen e nje psikologu, sidomos kur frustrimi behet aq i madh saqe te shpie ne vetedemtim. Siç ke shkruar ne leter, i kthehesh trupit tend duke e ndeshkuar; ndoshta ne çast te çliron, por nuk eshte efektive. Madje, mund te demtosh veten me tej, pa dashur.

    Ndaj te inkurajoj fort qe te flasesh me prinderit dhe te rritur te tjere ku ti beson. Gjej ne mjedisin rrethuesh burime mbeshtetese te cilat mund te mobilizohen per ty.

    Eshte e nevojshme te ndiesh se njerezit te duan, por mbi te gjitha te duash veten. Duke punuar me nje psikolog per ndjenjat e fajit dhe zemerimit do ndihesh e qete dhe do marresh fryme lirisht brenda trupit tend dhe do ta duash ate nga koka te kembet.

    Fillo qe sot! Vendos per veten! Ti e meriton! 🙂

    Gjithashtu, mund te rikthehesh ne faqe sa here te kesh nevoje, por perpiqu te flasesh hapur me prinderit dhe t’u kerkosh me vendosmeri qe te takosh nga afer nje psikolog/e per te folur per gjerat qe te shqetesojne.

    Ne faqen tone ke edhe nje sherbim chat-i pa pagese me psikologe qe te pergjigjen ne kohe reale e mund te besh edhe nje bisede me te gjate.

    Uroj te te kem ndihmuar sadopak!
    Uroj te ndihesh me mire e mbi te gjitha te vazhdosh te kerkosh ndihme per veten tende!

    Te uroj çdo te mire,

    Lediona Braho
    Psikologe

  6. Ariel says:

    Pershendetje… edhe un kam pasur shum her episode ankthi dhe atak paniku… tani jam ne nje faz te keqe me duket sikur do vras ndonje njeri kot ose do cmendem dhe do flas gjera kot… ju lutem me ndihmoni me ndonje keshill

  7. Iva says:

    Anonymous
    Please na trego sr si munde ta largosh ankthin heren e pare se mbase po kemi dhe ne noj shanc ta shohim dhe njeher veten pa kte ndjesi te tmershme

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.