Këshilla/Blog

ELDA 26.06.2020

Pershendetje,
Jam nje vajze nga Tirana dhe jam e interesuar te di per pucrrat ne fytyre. Me shqetesojne dhe dua te di si mund ta zgjidh kete problem.
Gjate periudhes se karantines pashe se po shtoheshin . Kjo me ka merakosur. Jam e intersuar si mund ta zgjidh kete problem pasi nuk ndihem mire me fytyren time dhe i ngacmoj shpesh.
Faleminderit

  1. Nuk Je Vetem thotë:

    Pershendetje dhe te falenderojme qe na ke shkruar. E kuptojme se kjo kohe eshte vecanersisht stresuese dhe stresi eshte nje nder faktoret qe ndikon ne shtimin e pucrrave, pervec faktoreve te tjere te cilet mund te kene nevoje per nje konsulte te specializuar tek mjeku dermatolog. Ngacmimi i tyre eshte po ashtu nje zakon qe nxit perhapjen dhe shumimin si dhe nje zakon i cili nxitet me shume ne saje te stresit dhe merzise. Prandaj pervec konsultes dermatologjike, do t’ju rekomandonim te kujdeseni edhe per gjendjen tuaj emocionale, pra ne perballjen me stresin. Stresi mund te clirohet ne menyre te shendetshme duke u perpjekur te jeni ne kontakt me mendimet, shqetesimet dhe perjetimet tuaja (nje forme meditimi) si dhe duke e kanalizuar ate ne aktivitete te ndryshme (aktivitete brenda shtepise, hobi, etj… apo ne ambiente te jashtme).

    Te urojme gjithe te mirat
    Stafi i Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.