Këshilla/Blog

Arnodia 26.04.2021

Vendosa te shprehem diku anonim pa emrin tim te vertet dhe kjo faqe ishte vendi i duhur per mua .
Kam nje sekret qe jam e detyruar t’a vuaj vet gjithe jeten,une nuk mundem te lind femije,e kam zbuluar kur isha a 20 vjece ne vitin e trete te universitetit,mjeket me thane qe vezoret e mia ishin shume problematike
Dhe nuk do mund te behesha nene
Ajo dite Ka qene Dita me e zeze e jetes sime.Sigurisht une kisha perjetuar e ngjarje te tjera ne jeten,tradhëti nga njerez qe nuk e pret,padrejtesi per noten ne shkolle,kurthe nga njerez keqdashes,humbje te punes po asgje nuk me kishte shkaterruar emocionalisht dhe nuk me kishte ndryshuar me shume se ky lajm.Do me duhej te shtiresha si nje person qe nuk isha tek djemtë qe te mos me afroheshin,kisha nje te fejuar qe linte koken pas meje,ishte shume njeri i mir,ai kishte deshir qe sapo te mbaroja edhe studimet master te martoheshe me mua,une fillova ti rri ftohte,te nxirja justifikime pse nuk dilja me te apo pse nuk i pergjigjesha telefonatave,
Nxitja sherre e debate kot me kot per gjera te vogla,shpesh Beja si nje xheloze histerike ose si budallaqe.Te gjitha këto i Beja qe ai te largohesha te ndaheshe nga une.Ai me siguri nuk do martoheshe me nje vajz qe nuk ben femij,po ai pavarsisht sjelljeve te mia besonte qe e kisha nje arsye pse isha ashtu edhe pse nuk e kuptonte,akoma besoj tek Arnodia e embel thoshte ai,me erdhi shume keq qe i Beja tilla gjera ku ai me donte,Fillova ta afroh prap,por ca kohe me vone ai me kerkoj te fle bashke me ate,ktu u lekunda ,e mendova thelle,nese une do Beja mardhenie intime me ate,ai do lidheshe akoma me shume pas meje,do ishte me e veshtir te ndaheshe,dhe me e keqja nje dite do vendoste te martoheshin dhe sigurisht do donte femij prej meje,une vendosa ta le vete ate edhe pse e doja,e genjeva,i thashe se nuk e doja,se e kisha mendjen te dikush tjeter,akoma nuk i harroj ato uleritje e lot qe i mora mbi vete pa te drejte,,,,mbaj mend qe me qelloj me shuplak dhe me tha
mashtruese,idiote,kurve femer dhe une budallai qe nuk e kuptova pse silleshe ashtu,doja te krijoja e familje me ty,
Si harroj ato fjale kurre,po une ndarjen doja dhe për mua ishte me e lehte te me mendonte si nje femer te atilla se sa si nje qe nuk ben femij,ca have mbas ndarjes perfundova e studimet master ne Vlore,ndarja me ish te fejuarin e detyruar nga gjendja ime me shkundi psikologjikisht,me shenderroi si njeri fillova te izolohesha nga njerzit sidomos me djemte jam shume indiferente dhe e ftohet,sapo dikush mer hapa për te me mu afruar une largohesha ose nxirrja justifikime per te mos i folur,jo vetem per shkak te situatës sime por edhe sepse isha ndare nga dikush qe e doja lash prinder shtepi,shoqeri gjith ca kisha dhe erdha ne Tirane,ne nje vend ku nuk njihja askend kisha mar shtepi me qera dhe punoja,kam punuar ne pune te ndryshme qofte ne zyra biznesi,call center,banakiere po ne cdo pune Beja perpjekje t’u shmangesha sa me shume vemendjes mashkullore,edhe pse ishte shume e veshtir sepse kam edhe tipare qe bien ne sy flok kaçurrel sy te medhenj jeshil trup 1 e 70 e gjate dhe ngjaj akoma si 20 a 21vjece Edhe pse jam 28 pervec kesaj kam e nje tip qe ndikon shume,sado mundohem te rri e terheq njerzit sidomos djemte dhe burrat me afrohen e mundohen te ndertojne ura me mua edhe pse une mundohem te ve mure,u rri shume ftohte dhe me indiferenca,mundohem ti shmang,tua mbyll muhabetin me lezet dhe kur me vjen mundësia krijoj thyerje qe mos te me afrohen me,dhe shpesh her gjith njerzit ma kan ven ne dukje kte pjesen se si sillem me Gjinin mashkullore,ca her edhe i kam pranuar po vec shoqeri,shumica nuk duan shoqeri,edhe ata qe i kam u kam vendos kufij se pak tua lirosh rrugen formojnë ndjenja,kush Burre te sheh si shoqe sot po i re ne sy!!??e kam pas te veshtir shume te jem e detyruar te shtiren si nje shtyll betoni ,se ka pas e raste
Me Cuna qe me kan pelqyer shume dhe i kam dashur po u thoja jo,ose i genjeja ose justifikohesha qe te mos lidhesha,femrat edhe pse kam pamje te mir nuk jan xheloze për mua,sepse e din qe nuk jam rivale për ato me sjelljen qe kam,me koleget me shoqet ne koh te
lire mundohem sa me shume t’a shmang ti anashkaloja ato muhabetet e lidhjeve martesës femijeve,dhe nese ndodhnin un nuk Merja pjes,pervec shtrirjes ishte edhe e dhimbshme gjithashtu,sidomos kur degjoja qe nje kolege do fejoheshe,martoheshe ose ishte shtatzënë,kto flirtet dhe njohjet qe ndodhnin ne pune i kisha tmerr kur i shihja sidomos kur shihja ndonje shtazen ose me femije,mbaj mend nje dite se kam mbajtur veten dhe kam qarë para te gjithve ku një koleg po fliste me te birin ne telefon,s’mund të duroja ambientin me shumë njerëz,keshtu qe vendosa të ndërtoj diçka ku të kisha bashkëveprim jo të përditshëm me të njëjtët njerëz çdo ditë.Punova rreth 4 vite në Gjermani dhe mblodha mjaftueshëm lek te blej një apartament të vogel Ca më ndihmuan prinderit ca kursime i mblodha nga emigrimi dhe hapa një dyqan rrobash,kam gati një vit që menaxhoj dyqanin tim,arrita çdo gjë vete me këtë sekret të zi që më ha nga brenda,kam vendosur të biresoj një fëmij,dua të paktën te jem nën të rris dikë ti jap jeten qe nuk e kisha edhe pse nuk do e kem lindur une,kur ua tregova kte prindërve të mi u çmenden,u bërë gjith kjo vajz si nuk u martove të bësh fëmijën tënd po do e biresosh.Po nuk ua ve veshin,ata nuk e dinë se si ndihem.
Pak njerëzve u kam treguar që jam e virgjër edhe pse 28 vjece,dhe më shohin si UFO dmth një vajz e bukur e shkolluar me lekun e shtëpin e saj e pamartuar dhe e paprekur,ca njerez mendojnë se unë gënjej,o ashtu si esht ajo kushedi sa eksperienca ka pasur mendojnë ca kan then se unë bëj si e veshtir që slidhem ose e më kan akuzuar që jam lezbike,tani jam në një njohje me një burrë 33 vjet,është shumë tip qe e kam qef,une ate e kam afruar i kam shprehur veten pa barriera,ai me bën të ndihem shumë e veçant,e di që sillet si shok se ja lejoj une se nuk i jap rrugë për më shumë,mbas kaq shumë kohësh u ndjeva e plotësuar,mbas asaj ndarje në rini nga ish i fejuari fillova prap të dua dikë po une s’mund t’ja them akoma brengën t’ime atij
Jam e detyruar të jetoj një jete pa lidhje pa fëmij të vdes vetëm.

  1. Julia thotë:

    Pershendetje.
    Ajo qe te ka ndodhur ty ju ndodh shume vajzave erhe grave ne bote ,kjo nuk do te thote qe jeta jote ka marr fund 🤷‍♀️ cdokush vjen me nje mission ne jete. Jo te gjithe behen prinder .
    Te keshilloj qe te tregohesh e hapur me kedo qe do te njohesh sepse nuk eshte dicka per te pasur tup!! Mund ti ndodhi kujdo .
    Nese partneri nuk te kupton hapi deren…
    Aty jashte ka plote te tjere qe do te te kuptojne edhe mbeshtesin .

  2. I paemër thotë:

    ka plot persona qe nuk dojn fmi pasi edhe ti ke qen ne lidhje edhe e fejume e ndame njofto person qe esht ndar nga gruja edhe ka fmi me te edhe mos e lodh koken jeto jeten se edhe kush ikafmin sen gzim spo ka dit sodit zoti te rujt vazhdo jeten edhe mos u lodh

  3. I paemër thotë:

    Pershendetje
    Ti nuk je e vetmja qe te ka ndodhur kjo gje,te kuptoj shume mire por kjo nuk do te thote qe ti ta kalosh jeten e vetme nese dikush te do vertete do te te doje edhe pasi ta marr vesh kete gje te jesh e sigurt per kete. Sepse ti nuk ke asnje faj eshte ne doren e Zotit.Une te uroje gjithe te mirat dhe shpresoj te kem ndihmuar sadopak qe ti te reflektosh dhe te krijosh nje raport me shume se shok

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.