Këshilla/Blog

Ucsosm 04.03.2020

Pershendetje jam nje vajz 22 vjeqare dhe jam e fejuar kam nje problem sepse kur kam mardhenie seksuale nuk ndjej asgje gjat mardhenies ku mundet te jet shkaku ju lutem pres pergjigjje falemidnerit ..

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. Ju falenderoj per pyetjen. Mendoj se si fillim duhet te konsultoheni me nje gjinekologe per te perjashtuar shkaqet organike te shqetesimit tuaj. Me pas mund te vini serish ne faqen nukjevetem dhe te hyni ne chat me nje nga psikologet klinike ose nje nga terapistet (perfshi dhe mua) per te folur ne menyre interaktive per kete gje. Megjithate nese e marrim te mireqene qe problemi nuk eshte fizik, thjesht si hipoteze, mund te them qe faktoret qe duhen ekspoluar jane marredhnia juaj me partnerin, familjen, ndonje ngjarje qe mund te kete ndodhur kohet e fundit dhe qe mund te jete domethenese, historite tuaja intime te meparshme nese ka, karakteri juaj etj. Simptoma (shqetesimi) qe keni, nese nuk eshte organike, mbart nje kuptim te vetin te cilin duhet ta hulumtojme dhe kuptojmë se bashku. Te mirepres ne vazhdim nese deshiron te komunikosh dicka me shume via email. Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.