Këshilla/Blog

Ervin 23.04.2020

Jam 20vjec mashkull dhe para pak kohesh bera seks per her te par por nuk ndjeva asnji kenaqeshi dhe kjo gje me ka deshperuar shum. Ado te ndodh ky problem gjithmon dhe asnjiher nuk do ta ndjej kenaqsin e te berit seks? Ju lutem me jepni nje pergjigje ju falimderit

  1. Veronika Duci thotë:

    Përshëndetje! E mirëkuptoj shqetësimin tuaj në lidhje me përvojën e parë seksuale. Me aq informacion sa keni dhënë këtu është e vështirë të kuptohen rrethanat që ju kanë bërë të mos ndjeni kënaqësi. Çfarë ndodh shpesh në shoqëri është që të flitet më shpesh për eksperiencat e para seksuale të vajzave, por jo për ato të djemve. Megjithatë, ka studime që tregojnë se edhe djemtë mund të kenë vështirësi në kryerjen e marrëdhënies së parë seksuale, çka i bën ata të mos ndjejnë kënaqësi.

    Disa nga arsyet pse djemtë nuk kënaqen gjatë eksperiencës së parë seksuale lidhen me: faktin se në shoqëri pritet që djemtë të jenë të “ditur” dhe të gatshëm për të kryer marrëdhënie seksuale, ndërkohë që nuk është ashtu gjithmonë. Rrallë flitet për ndjenjat e djemve për partneren dhe mënyrën se si ato ndikojnë në marrëdhëniet seksuale. Edhe djemtë kanë frikëra, ankthin e performances seksuale, ankth për penetrimin, mendojnë për kënaqësinë e partneres, mund të zhgënjehen nga realiteti që mund të jetë ndryshe nga të parit e filmave pornografikë etj. të gjitha këto mund të ndikojnë në (mos) përjetimin e kënaqësisë.

    Nëqoftëse ky problem vazhdon dhe në rastet e tjera që do kryeni marrëdhënie seksuale, atëherë do ju sugjeroja që të kërkoni ndihmën e një profesionisti.

    Shpresoj t’ju kem ndihmuar,

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.