Këshilla/Blog

Leda 15.02.2021

Jam ne javen e 18+4 te shtatezanise. Para 4 ditesh bera sirklazh ne qafen e mitres pasi kisha hapje 17 mm dhe rrjedhje te lengut amiotik.
Po trajtohem me antibiotik ( kure 10 ditore).
Sa rrezik ka te shfaqet infeksion dhe si mund ta dalloj qe kam infeksion ne trup.
Cili eshte rreziku me i larte ne kete situate?
P.s. eshte shtatezania e dyte. Te paren e kam humbur ne javen 24 per shkaj re humbjrs se lengut amiotik.

Faleminderit

  1. Dr. Elinda Gjata thotë:

    Pershendetje. Nuk di te te them perqindjen e rrezikut te infeksionit ne keto kushte, por eshte e mundur, per fat te keq. . Ju duhet te beni matjen e temperatures cdo dite, per te pare nese mund te filloje rritja e saj. Nje tjeter gje eshte vendosja e napave te pastra ne vend te linesave ditore, ne menyre qe te kontrolloni me mire nese keni rrjedhje likidi, per te identifikuar sasine dhe ngjyren. Nese vini re vazhdim te rrjedhjeve te likidit amniotik, apo vini re erresimin e ngjyres, apo ndjeni arome te shtuar te rende te rrjedhjeve, duhet te lajmeroni mjekun dhe te shkoni per kontroll. Diagnoza do vihet me ekografi, ku matet sasia e likidit amniotik ne hapesiren e mitres, e kombinuar me analizat e gjakut ku shihet rritja e leukociteve, e PCR etj.
    Ju uroj fat dhe mbaresi.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.