Këshilla/Blog

Manjola 14.10.2020

Pershendetje, uroj te jeni mire! Jam Manjola Duke qene se kam pare ne bio ne instagram qe jepni keshilla psikologjike falas po ju shkruaj dhe une per dicka qe me shqeteson. Djali im i vogel kete vit filloi shkollen por refuzon qe te shkoje, e ka me shume frike dhe perjeton shume ankth. I dhemb barku, ka te vjella dhe thote se i troket zemra. Jam munduar ta perforcoj duke i blere shpesh dhurata apo duke bere se bashku aktivitete qe atij i pelqejne por perseri e ka te veshtire. Nuk e di nese mund te kisha ndonj keshille nga ana juaj apo nese me sugjeroni dicka pasi dhe psikologu ne shkolle mungon. Faleminderit paraprakisht!

  1. Jeta thotë:

    Pershendetje, mendoj se duhet te flisni me femiun tuaj per ate se cfare e ben te ndihet keshtu, bisedo me femiun dhe mundohu te jesh ne dijeni cfare po ndodh ne shkolle, mund te jete nga bullizmi apo dicka tjeter

  2. Manjola thotë:

    Pershendetje kam folur dhe nuk eshte per shkak te bullizmit sepse e ka patur kete frike dhe ankth edhe qe diten e pare te shkolles kir nuk e njihte fare mesuesen apo shoket

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.