Këshilla/Blog

Diona 10.02.2021

Prsh shpresoj te jeni mire. Jam nje grua 31 vjeq e martur kam dy femije te shendetshem.tani jam shtatzene per her te Tret Por jam e shqetesuar sepse gjate Kohes qe kam mbetur shtatzene kam qene duke perdorur sirup sipraktin dhe tableta dekort.pytja ime direkte eshte: a mund te ndikoj kjo dicks negativisht tek femija??

  1. Dr. Elinda Gjata thotë:

    Pershendetje. Nuk i njoh keto preparate, por ne internet pashe qe jane antihistaminike (antialergjike). Zakonisht, antialergjiket mund te perdoren me kujdes gjate barres, ne rast alergjish. Nuk jane konstatuar anomali madhore ne rastet e perdorimit te tyre. Per cdo gje duhet te konsultoheni me mjekun obsteter qe ju ndjek, ai duhet te dije çdo preparat qe ju merrni. Ne rast se ai e sheh te arsyeshme ne varesi te historise suaj shendetesore dhe javet e shtatzanise ku jeni, mund t’jua rekomandoje ose zevendesoje me te tjera ose t’i ndaloje fare. Ju shkofte mbare.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.