Këshilla/Blog

Arlinda 05.07.2022

Pershendetje si jeni? Para 3 muajve pata nje abort spontan pa asnje shenj aborti dmth pa hemoragji, vetem kur vajta ne javen e 7 per vizite me tha doktorri qe qeska esht bosh dhe po rritet rrejshem sepse nuk ka embrion brenda. Tani pas 3 muajsh nga aborti bera ca strisho dhe me dolen: strisho cervikale per chlamydia: negative. Strisho cervikale ureaplasma; negative. Strisho cervikale mykoplasma: negative. Strisho vaginale: streptococcus agalactiae. Preparati direkt mikroskopik: Qeliza epiteliale, disa koke Gram-pozitive, bacile Gram pozitive (laktobacillus), Flora normale bakterore prezente. Doktorresha ime me dha nje antibiotik: KLAVUNAT amoksilav 2 here ne dit per 5 dit. Dhe me tha ta perseris prap pas 2 jave.

Ju lutem te me tregoni se a eshte i rrezikshem ky infeksion dhe se a ka qen ky bakter shkaktar i abortit? A eshte nevoja ta bej dhe nje strisho vaginale per te par se a esht larguar ky bakter pas perdorimit te antibiotikve? Dhe kur mund te filloj prap per nje shtatzani tjeter pasi po e ndjej veten shum gati por po me frikson ky bakter.
Ju falenderoj.

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje Arlinda,

    Nuk ka qene ky shkaku i abortit, rri e qete.
    Abortet si ky qe te ka ndodhur ty jane pothuajse gjithmone te shkaktuar nga nje anomali gjenetike, qe trupi e njeh dhe nuk e le te zhvillohet me tej. 1 ne 5 barra mund t’i ndodhe kujdo qe te kete nje abort. Pra, 1 ne 5 barra eshte e nisur keq gjenetikisht dhe vetenderpritet.
    Sigurisht qe mjekoje infeksionin sipas udhezimeve te mjekes dhe bej rikontroll. Pas 5 ciklesh menstruale nga aborti mund te rifillosh te tentosh, nese dhe infeksioni nuk eshte me prezent.
    Mbaresi
    Dr Elinda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.