Këshilla/Blog

Largimi i stresit 25.09.2020

Pershendetje shpresoj te jeni mir, dua qe te keshillohem nga ju per largimi e stresit ndaj te folures, un jam nje 16 vjeqare dhe tani Jam ne klas te 11 por frika dhe stresi Po me i veshtirson mesimet, ky problem ka filluar ne klas te 8 faktikisht prej klases se 7 se meposht nuk kam pasur probleme tek e folura ime por prej klases se 8 nuk e di se qkam kur jam ne shtepi flas shum mir po ashtu edhe me shoqet e shoket dhe kur jam vetem por ne shkoll me mirret goja shum dhe kjo gje po me pengon shum sepse smund as te beje perseritje as asgje dhe kur pytem ne lend sado qe te mesoj eshte e kote sepse kur te dal para klases me mirret goja dhe duket sikur sjam pergaditur dhe sigurisht qe kjo gje ndikon dhe tek nota e gjithashtu ndihem shum e turperuar prej klases
Desha te keshillohem prej juve se si mund ta largoj ket frik dhe stres ndaj te folurit
Ju lutem te me ndihmoni , respekte dhe faleminderit.

  1. Erina thotë:

    E dashur mos u shqeteso, do te kaloje me kalimin e kohes vetem nese i jep perkushtim gjerave qe do te ti them, nuk ka pse te kesh stres kur flet para tjereve, ngrije vetbesimin, ji vetvetja dhe flit cdeshiron ti dhe si esht e drejte! ti nuk ke nevoje qe mendimet e te tjereve (ce jane te pavlera ne fakt ndaj teje) te ndikojne ne ty! ji e forte dhe mos ki turp sepse mendo qe edhe dikush mund te kete turp nga ti, thjesht ndjeje kush je dhe je person i rendesishem, ky stres vjen me shum sepse ti frikesohesh se cfare do te te thojne apo mendojne te tjeret ty, ti mos u intereso per kete gje, beje gjene e vet, merr notat si i meriton, fillo flas lirshem njeher ne menyre qe te flasesh cdohere lirshem dhe me konfidence, me beso qe edhe njerez tjere e kan problem por mund tja dalish! je vetvetja dhe mos te te interesoje nese tjeret te pelqejne ty apo jo, sepse sigurisht ka njerez qe te pelqejn dhe ti do jesh me ta, po per njerez te cilat mundohen te te gjykojne, behu me shum e forte sepse ti nuk meriton te ndjehesh e dobet per njerez te pavlere!

  2. Nuk Je Vetem thotë:

    Përshendetje. Nga pershkrimi juaj kuptoj qe shqetesimi ka filluar ne moshen 12 vjecare pra para kater vitesh ne mos gaboj, moshe e cila ndoshta perkon edhe me ardhjen e ciklit. Me fjale te tjera mundet qe shqetesimi juaj te kete te beje me nje ankth performance ne publik, sic thua dhe ti. Kjo mund te lidhet ne pavetedijen tende me nje ankth ekspozimi, sikur ne momentin qe gjendesh para klases dhe duhet te thuash gjerat qe ke mesuar pa e ditur mendon se te gjithe po shohin trupin tend dhe nuk po degjojne fjalet e tua. Sigurisht qe pikerisht keto mendime bejne qe ti te ngaterrosh fjalet dhe te harrosh cka ke mesuar. Ajo qe po mundohem te them eshte se eshte turpi qe ndikon te foluren dhe jo ngaterrimi I fjaleve qe sjell turpin. Ky ankth ekspozimi pra I ka rrenjet te seksualiteti jot ne zhvillim e siper dhe te “parehatia” e te qenit objekt vemendjeje ne kete moshe, sidomos I nje audience te tere. Ti mund te pyesesh se pse nuk e kane bashkemoshataret e tua? Ketu futen shume faktore te tjere dhe hipoteza qe une solla mund te mos jete teresisht shteruese pasi ka edhe shtysa apo pengime te tjera qe rezultojne ne kete shqetesim. Nje nga keto eshte edhe personaliteti jot. Ti pyet si mund ta largosh kete frike ndaj te folurit? Une do te thoja qe nje “menyre” te ndihesh mire me trupin dhe seksualitetin tend. Nese keto supozime te miat nuk jane afer asaj qe ndjen ti te ftoj te me shkruash serish dhe te me japesh pak me shume informacion per veten.
    Je e mirepritur dhe gjithe te mirat,
    Sokoli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.