Këshilla/Blog

Anonim 26.11.2019

Ckemi.
Jam 16 vjece.Jetoj ne Tiran.Jam ne vit te dyt te gjimnazit.Kam nje problem madhor qe sia kam then asjkujt.As prinderit se dine.2 vite kshu si jam
E ca m ndodh.Su kam then gje.Mami esht rrobaqepse,babi ka ca koh e ka len punen se ka probleme me zemren.Ata jan te dy me 8vjecare madje nuk jam e sigurt qe edhe ate e kan ber plotsisht.
Mami vjen shum e acaruar nga puna.
E rreh shum motren e vogel.Edhe mua me qellon ca her po si kthehem dot se e kam nen..Mua me ofendon pa mas,ne fakt nuk e dua.Po tu soll nena keq ca
pret per te tjeret qe te duan.Ne
Klas i kam shum keq gjerat.Shum me percmojn,me len menjan nuk shoqerohen me mua,madje esht nje grup shoqeror qe me tall para gjithve jan nja dy goca aty qe i bejn gjith si vetja .Ka e tjera nuk esht se sillen keq me mua si kto po as shoqe tamam nuk me mbajn.Mi presin gjerat shkurt dhe saher mendoj tu afrohem e te lidh miqesi gjejn naj arsye mos tm afrojn shum.Pavarsisht se ato mendojn qe me mir se ato smo sjell mir askush tjeter ne klas por un e shoh qe nuk me kan shoqe se me njera tjetren per shembull bejn muhabet e gjera bashk dhe shkojn bashk ne dyqan dhe nuk hedhin shikime e kunja kot kur nderrohen klasat qe ne vejm e bejm or tjera ne klasa tndryshme ato rrin bashk vec un rri vetem pervec nje ore qe rrim bashk qe jemi msu ose gjat orve tjera qe rri me nje goc tjeter ne bank po ajo mundohet te me nxjerri keq para ktyre dhe esht indiferente ndaj meje.Gjithmon sa her kam dit provime u kam treguar jo vec ktyre por edhe atyre qe me tallin para gjithve.Sepse mendoj
Qe duke u sjell kshu do mund te ndryshoj qendrimin e tyre per mua.
Sigurisht kam e nja 3 lend qe i kam problem po kur kam provime ne ato zor me ndihmon kush.Ne projekte po e vendosi zysha qe jemi ne grup me 3 ose 4 veta psh un jam vetem askush sm merr.Ne oren e fiskultures shkoj te grupe te ndryshme po e shoh se kan tension sa u afrohem un.Nuk dua te ofendoj te nxjerr keq dike para tjerve un vet jam e para nese dikush ngacmohet nga nji tjeter po mua sme ndihmon kush.Sa e sa veprime te keqija me kan ber para gjithve po te gjith shohin ca me bejn vec ngjojn e mbajn sehir askush nuk nderhyn.As kto gjasme qe jan sjell me mir me mua se sa te tjerat.Madje edhe zysha vec boll mjaft pusho di te thot sa her ndonji nga ai grupi keq me ve mua shenjester loje.Eshte cudi qe msusit nuk marrin masa dhe nuk me ndihmojn po madje mora vesh se per shkak te nje zyshe tjeter kta qe sillen keq me mua u ishte shmang disiplina vec se nje zysh skishte dash ajo zysha ne vend me me ndihmuar mua ndihmon
Ata qe ma nxijn jeten cdo dit.Kam shum gjera per te then po aty esht nje mjedis i keq me ata njerez nuk sqarohesh dot me fjal.Ne drejtori dua te ankohem po kto gjithmon do justifikojn veten ishte shaka ose si bem gje do thon se e di un si e kalojn lumin kto pa u lag.Apo skan e tjer qe ua mbajn anen.Jam shum keq,notat nuk po me ecin as vet sjam mir,e filloj diten me frik mendoj ca do ndodhi sot ne shkoll por edhe ne shpi nuk rrihet.Ndihem e burgosur pa asnje zgjidhje.Nuk e mar vesh pse njerzit jan kshu me mua.Akoma skam mbaruar vitin e 2 te gjimnazit.Po me von ca do ndodhi.Kam frik te vazhdoj me tej.Ca do bej ne familje,ne shkoll ca do ndodhi.Nuk me ze gjumi naten nga lufta qe jam cdo dit.
Ndihem e mbytyr vetem dhe pa shpres.Ndonjeher mungoj me qellim ne shkoll dhe rri ter diten jasht shpis prinderit i genjej vetem qe te kaloj pak koh e qet.Vetem qaj.Nuk kam as endrra as gje.

  1. Ina thotë:

    Zemer , mos u merzit dhe un moshatarja jote jam dhe si te thuash edhe un e kam kaluar dikur kete ngjarje . Mua gjithmone me percmonin dhe me rrinin larg .
    Skalonte dit pa me shar , cdo dit qaja …
    Jam shum tip i mbyllur dhe nuk mund te flas me asnji kshuqe keshtu kam vazhduar . Por ka kaluar 1 vit qe prz kam ndryshuar totalisht.
    Ndrysho dhe ti se pari per veten tende , mos mendo se ca do t thone te tjeret , mos i bej mir kur nuk te bejn se sig qe perfitojn nga mirsia jote , pritja dhe ti shkurt , mundohu qe mos te mendosh per keto gjera
    Mund te jesh shum mir edhe vet , nuk ndryshon gje
    Persa i perket familjes nuk di cte te t them , mami mund te ket probleme ndoshta vet ne pun apo aty ne shtepi dhe shfryhet ashtu . Mundohu t’i behesh shoqe asaj , ta kuptosh cfare ka dhe ta ndihmosh
    Shpresoj qe te te kem ndihmuar sadopak me mendimet e mia qofshin te sakta apo te gabuara dhe besoj qe me e mira do te behet per ty❤

  2. Ilja thotë:

    Ckemi! Dhe une kisha nje rast qe doja ta ndaja me ju , jam ne vit 3 gjimnaz . Ndihem shume e zhgenjyer edhe e merzitur. Kam nje shoqe te ngushte ,.Kemi qe ne kale te 9 bashke . Ajo dhe pse ne nje moshe jo te mire ka pasur nje lidhje me nje djale dhe gjithmone me tregonte mua cdo gje edhe gjerat me te erreta , e ndihmoja ne cdo gje , qante memua qeshte me mu a, por kishte dhe nje shoqe tjeter me para se te me njihte mua qe ishte rritur me te , dhe kishte raste qe edhe asaj i tregonte se si ndihej dhe une behesha xheloze sepse , doja te shprehej vetem tek une . Gjate kalimit te viteve ajo u largua nga ajo shoqe dhe filloji te afrohej akoma dhe me shume , por kishte perseri qe i tregonte asaj shoqes se saj dhe un nuk ndihesha mire sepse kishte raste qe ate e mbronte dhe me mua grindej shum keq, ne vit te 1 dhe 2 mund te them ne cdo detyr shtepie apo projekte te shkolles e kam ndihmuar dhe ia kam bere une vetem per hir meqe ajo ose ishte e stresuar per shkak t lidhjes qe kishte dhe si shoqe te ngusht qe e konsideroja e ndihmoja cdo here. Por kur ajo e prishi lidhjen e saj , i thoja qe kur te filloj shkolla do mesojme me shume bashke do kalojme me shume kohe bashke dhe nuk duhet te kemi asnje ngatrrese..por gjetat nuk shkuan keshtu une ndrova klasen qe te isha me te ne klase dhe ajo kishte shoqet e klases qe kishte pasur qe nga klasa e par .. fillova te kuptoj se ajo donte te shkonte cdo dite ne ore te mesimit ne kafe te dilte me ato vajza dhe te mos perkushtohej ne klase ..nuk kishte dite qe kisha grindje me te pasi edhe kur kishim ore me pak per te zhvilluar ne shkolle ajo ikte ne kafe me ato vajza dhe mua me linte vetem , me pyeste do vish por un doja te ikja pas shkolle ne shtepi dhe jo te dilja,, dh keshtu cdo dite kjo gje perseritet ajo .. sapo vjen e shtuna dhe e diela ne pajtohemi dhe shkojme shume mire sapo bashke nje i tret mes nesh cdo gje prishet dhe fillojn ngatrresat pasi ajo ben ndonje gje qe mia nuk me pelqen si prsh kur ulen me ato me shoqet e saja dhe un duhet te rri ne banke vetem gjat gjith kohes, keshtu ndihem si disi i difetencuar , nuk e di aspak se kush esht e drejta ketu , nuk po e kuptoj aspak si ka mundsi qe te cdo dite ajo me thote qe so e rregullojm dhe cdo gje shkoj mire dhe diten tjt perseri e njejta situat , nuk e di cte bej merzitem shume kur mendoj se sdo e kem sepse me te shume me perpara kam shprehur edhe sekretet e familjes time me te dhe aot nuk mund ti flas aspak , i flas fthohte sepse me ka zhgenjyer , ajo merzitet po perseri mund te them se me ben keq , une nuk di si ta shpejgoj kete situate prandaj do doja nje mendim tuajin

    1. Dia thotë:

      Nese ke ber cke mundur dhe prap ajo vazhdon te njejtin zakon ateher i bie qe ajo ty nuk te ka prioritet te par.Te trajton si nje te njohur.Shoqja e ngusht esht ndryshe.Dhe nese ajo te trajton thjesht si nje te njohur ti jo vetem sduhet te presesh prej saj por duhet te largohesh.Kam patur dhe un njerez qe i kisha shum te rendesishem,nuk merrja frym pa ta.Por kur dikush te lendon her pas here e vemendjen qe te perket ty ua jep atyre tjereve ateher ka ardhur koha te besh ca llogari tjera.
      Mos u jep kaq shum pas njerzve sidomos pas atyre qe ste japin rendesi.Do e kuptosh qe kur te mbaroj gjimnazi cdo gje do zbehet do venite dhe ateher do e kuptosh me shum fytyren e saj.Ta them sepse kam kaluar rrugen tende.Jo vetem kaq por pergatitu edhe per universitet.Jo cdokush qe do te behet mik ne fillim do te thot se do te mbetet i till deri mbas shkolle.Njerzit jan egoist.Sapo te shohim te shembesh,te distancohesh,apo sapo te vijn te tjere me te mir se ti te lejn ne balt.Te jesh e sigurt sic lind dielli cdo mengjes se do jen ca njerez ata te cilet ti i do me gjith zemer po ata do jen qe te lejn.Dhe duhet
      Te dish dhe te pranosh te ecesh para,te mos u vish pas per hir te shoqeris perderisa ste plotsojn pritshmrit.Jeta esht shum e gjat dhd e ashper.Ndoshta te flas e nga vetja.Te jesh e sigurt qe ska gje qe nuk e kam provur mafje me keq.Un ne fakt jam vit 2 universitet.Kam len shum njerez,disa as nuk me duan,asgje sme flasin,ca te injorojn,ca te bejn si miq po ne te vertet nuk jan se kan te tjer prioritet,me ty i mban kujtimet se bashku ose interesi,kam.qare kam ndjer kam dashur kam nderprer lidhje cdo gje kam provuar.Por
      E vetmja gje qe kam.msu esht.”Shkolla ezht per mua,esht rruga ime e jetes,do ikin e do vijn shum njerez ne jeten time.Por asnjeher sduhet te jap shoqeri zemre dikujt qe se meriton.Te keshilloj e ty te njejten..

  3. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike thotë:

    Pershendetje e dashur,

    Te kerkoj ndjese per vonesen ne pergjigje. Tani qe e lexova letren tende po me vjen shume keq qe ndihesh e vetmuar dhe e perjashtuar. Teksa po lexoja pjesen e dyte m’u duk sikur u hoq nje vije paralele mes asaj qe ti perjeton ne shtepi dhe asaj qe perjeton ne shkolle.

    Ne fillim ke shkruajtur qe nuk i ke treguar askujt dhe e imagjinoj sesa peshe e rende eshte kjo qe je duke mbajtur brenda teje. Me vjen mire qe je ulur dhe e ke zbrazur gjithçka ndjen. Duhet te jete stresuese dhe e lodhshme te perjetosh siklete te tilla perdite ne shkolle dhe te mos i tregosh dot askujt. Nga ana tjeter, akoma me e veshtire duhet te jete te jetosh ne nje mjedis familjar me prinder te acaruar dhe te dhunshem. Prinderit duhet te jene aty per te te ndihmuar e per te te mbeshtetur, por mesa shoh, ata jo vetem nuk jane, por edhe te ngarkojne emocionalisht. Ndoshta kjo ta ka bere te pamundur komunikimin me ta.

    Mendoj qe mami mund te kete shume nevoje per ndihme ne keto momente, ndaj do te te inkurajoja te flisje hapur me te dhe ta pyesje sesi mund te ndihmohet. Ndoshta dikush tjeter perveç teje mund ta ndihmoje, nese mund te flasesh me nje te aferm apo te aferme qe mund te ulet e te flase me
    mamin.

    Le te kthehemi tek ty. Situata ne shkolle me duket po aq e lodhshme dhe stresante. Teksa po lexoja pershkrimin tend per menyren sesi po sillen bashkemoshataret dhe mesuesit, ndjeva zemerim per ta. Besoj keshtu duhet te ndjesh edhe ti ndaj tyre, zemerim, inat por edhe trishtim e merzi. Shkolla duhet te jete nje vend miqesor, ku nxenesit trajtohen mire, me respekt dhe dashamiresi. Une nuk e shoh kete gje ne shkollen tende, nga kjo qe me thua.

    Mirepo, diçka me thote se nje pike mbeshtetjeje mund ta gjesh aty, ndoshta nje mesues apo mesuese, nje psikolog/e apo ndonje person tjeter qe mund te ulet per te te degjuar. Kerko per nje person te tille, sepse mendoj qe je ne nje moment ku vetem e folura me dike ne rrethin tend te njerezve do te mund te te çliroje sadopak nga pesha qe po mban.
    Perpiqu te mos i shikosh te tjeret si armiq, por si pjese te zgjidhjes. E di qe mund te duket e veshtire t’u afrohesh dhe te miqesohesh me njerez qe thua se nuk te duan, nuk te pranojne dhe nuk te ndihmojne, por duhet te besh me shume perpjekje. E di qe mund te gjesh nje menyre per t’u afruar me dike apo disa prej tyre qe mund te te kuptojne sadopak. Nese do isha ne vendin tend, do beja perpjekje dhe do i kerkoja dikujt te ulej e te me degjonte. Nuk eshte turp te kerkosh ndihme, perkundrazi.

    Nese te shkolla nuk gjen mbeshtetje, mendo per njerez qe tjere qe te duan dhe te kane xhan, pasi jam e sigurt qe ka. Ne jemi disa prej tyre, ndaj mos ngurro te na shkruash perseri. Une do kisha deshire te degjoja serish prej teje.

    Te pershendes,

    Lediona

  4. Albi thotë:

    Pershendetje, desha te them se menyra me e mire per te luftuae bullizmin eshte te mos prekesh nga fjalet qe te thone kur te shajne. Nese ata shofin qe ti merzitesh kur ata te shajne, ti ju jep nje arsye me shume per te te share ata prap, sepse ata do mendojne “une ja dola, e merzita ate gocen qe kisha inat” dhe keshtu ai do e beje prap sepse i duket kenaqesi dhe plotesimi i egos se tij kur te merzit ty. Ajo qe duhet te besh ne keto raste eshte ti marresh gjerat më me sportivitet, dhe kur te te bullojne apo te shajne, ti ktheju nje pergjigjie ne forme shakaje. Dhe lerju pershtypjen qe fjalet e tyre te hyren nga njeri vesh e te dolen nga tjetri. Do te jap nje shembull konkret, kur te thone “shi ajo e vetmuara e klases, nuk e do asnje” ti thuaju “me mir te rrish vetem sesa me fytyren tende”. Njeriu ka nje jete me te lumtur kur nuk ndikohet nga opinioni i te tjereve. Nese do sillesh ne kete menyre do e shohesh qe do te afrohen vete. Mos ki vetevleresim te ulet, ti mund tja dalesh ❤️

  5. Anonymous thotë:

    Te them te drejten nk je e vetmja qe i ndodh kjo por ama duhet t ndryshosh pak veten mos i lejo ata t ken ndikim te ti . Un jam 14 dhe kam ate tip qe kushdo me flet keq ja pres shummm shkurt dhe kan frik tme flasin prp , madje disa kan dhe respekt vetem per kte gje sigurisht shum me thon qe jm e eger ose “si cun” po nk me intereson shum pasi nk dua te lejoj asnje te me shtypi me kemb , dhe ti po ashtu duhet ta besh kte , me te vertet ti nk ke mbeshtetje nga familja apo shoqeria por ke mbeshtetjen ton vendosi 1 qellim vetes tende bej cfar t ben te lumtur dhe mos mendo nqs i kenaq te tjeret apo jo . Behu e fort jemi ktu per ty ❤

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.