Këshilla/Blog

13.02.2016

Pershendetje! Ju pergezoj per nismen dhe ju faleminderit qe po na vini ne ndime.
Une kisha nje problem qe do te doja te me vinit ne ndime. Une jam
Nga nje qytet i veriut te shqiperise por per shkak te shkolles jm zhvendosur ne tr ku kam dhe shtepine time, prinderit punojn ne vendlinje dhe jane te detyrur ta bejne vajtje ardhe ose rri vetem me vellajn. Nje vit me pare kushrira fiton te drejten e shkolles se larte duke qene se ne ishim stabilizuar u hodh ideja qe ajo te vinjte te jetonte tek ne… Per hire te se vetetes une jam e distancuar x shkak te nje debati qe kisha pas me te emen dhe nuk eshte se e nihja… Ok erdhi tetor-fund nentori ishim mire pershtateshim flisnim por skishim aspak te perbasketa… Me pas shume njerez te aferm filluan te futeshin ne raportin tone dhe u kuptua nje distanc aq sa jetonim ne nje shpi dhe flisnim vetem x gjera bazike… Ne mas ajo ben vetevraste x mua ishte dhe e km akoma te veshtire… Gjate gjithe kesaj kohe me kane pushtuar disa siklete frikera… E kam shume te veshtire qendrimin ne shtepi vetem mundohem shume ta perballoj ndoshta ndikon dhe fakti qe jm ne shtepi vetem… Doja te me jepnit nje ndime

Une kam dhe nje prob tjeter e ema e kushrires ka rene ne nje deshperim aq te thelle fajson veten x gjithcka dhe shpesh thote qe po pret te beje 1 vjetorin dhe do vras veten… Jemi perpjekur ta dergojm te psikolog por nuk pranon… Jemi lidhur me nje mjeke psikologe ajo na sugjeroj ti jepnim nje mekim te cilin ajo nuk e ben…..
Me falni qe u zgjata dhe ju faleminderit

  1. Elvis Popaj says:

    Pershendetje, se pari ju falenderojme qe na keni shkruar. E kuptoj qe ky duhet te kete qene nje moment jo i lehte per ju. Menyra sesi funksionojme si qenie njerezore eshte qe vazhdimisht perpiqemi t’iu japim kuptim dhe te shpjegojme ngjarjet qe ndodhin rrotull nesh. Ne rastin e vetvrasjeve, te afermit e kane te veshtire te kuptojne aktin e personit qe eshte vetvrare dhe i mundojne shume ‘pse’ te cilave e gjejne te veshtire t’iu japin nje shpjegim duke qene se i vetmi person qe do mundte te jepte pergjigje eshte pikerisht personi qe tashme ka vdekur. Ne nje perpjekje per ti dhene kuptim ngjarjes dhe duke qene se personi i cili ka kryer aktin nuk mund te pergjigjet me, te afermit shpesh fillojne e shikojne pergjegjesi apo faje tek vetja. Disa prej dilemave qe i mundojne nje pjese te te familjareve jane: A do kisha mundur te beja dicka me shume qe te shmangja kete gje?Po sikur te kisha bere kete apo ate veprim, a do e kisha shpetuar personin?Si ka mundesi qe nuk e kuptova qe kishte ndermend te vriste veten? Po sikur ti kisha thene kete apo ate gje, po sikur marredhenia te kishte qene me e afert me te, po sikur te mos kisha pasur konfliktet qe kisha, a thua do kisha arritur qe ta shpetoja? Keto jane dilema te perbashketa per shume nga personat qe jane te aferm te personave qe jane vetvrare.

    Ne fakt nje pjese e mire e ketyre mendimeve pavaresisht se te kuptueshme, jane jondihmuese dhe jorealiste per disa arsye. Se pari, ne i ndertojme marredheniet me te tjeret me vetedijen se personat do jetojne, jo qe ata do vdesin apo vetvriten. Si rrjedhim, cdo marredhenie midis dy njerezve te gjalle ka dinamikat dhe ndryshimet e veta, nje here jemi me te afert e nje here jemi me te larget me njerezit qe na rrethojne, nje here konfliktohemi dhe nje here tjeter jetojme paqesisht me ta, nje here nuk i kuptojme e nje here nuk na kuptojne ata ne, ndonje here arrijme te kuptojme qellimet e tyre te fshehura apo mendimet e pathena e ndonje here nuk ja dalim dot ti kuptojme. A do na bente pergjegjes vetvrasja e nje personi nga shume prej atyre qe takojme gjate dites apo jetojme me ta dhe me te cilet me te drejte kemi ndryshimet dhe dinamikat e mesiperme ne marredhenie, sikurse cdo person?

    Ju me thoni qe tani ndjeni se keni frike kur jeni ne shtepi vetem. Per kete gjendje tuajen ka nevoje per me shume informacion, por zakonisht domosdoshmeria per te qene me te tjeret dhe ankthi i nxitur kur je vetem lidhen me mendime apo ndjenja te cilat ne nje moment te caktuar kerkojme ti shmangim dhe te qenit me te tjeret duket sikur ndihmon perkohesisht ne kete gje, pra qe te mos jemi ne kontakt me mendime dhe emocione te caktuara. Ajo qe mund te eksploroni me veten tuaj eshte se c’mendime dhe cfare emocionesh perjetoni ne momentin kur jeni vetem ne shtepi dhe sesi ajo cfare ju mendoni lidhet me ndjenjat e frikes dhe ankthit qe perjetoni. Nese kjo gjendje kthehet ne dicka te cilen ju nuk po e tejkaloni dot dhe qe provokon shume stress ne jeten tuaj, ju keshilloj te flisni drejtperdrejt me nje profesionist te fushes.

    Reagimi i te afermes suaj (nenes se vajzes) eshte gjithashtu i kuptueshem dhe tregon nje nevoje jashtezakonisht te madhe per ndihme. Ju keshilloj qe te kontaktoni edhe nje here sherbimet psikologjike te qytetit ku ajo jeton, specialistet e qendrave te shendetit mendore apo sherbimet psikiatrike per te kerkuar menyra sesi mund te zgjidhni kete situate.
    Ju uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.