Këshilla/Blog

Laura 24.09.2020

Kam nje vajze 12 vjeqare. Qe nga fillimi i pandemise vajza ime ka prebleme te cilat theksohen dita dites shume e me shume sepse nuk rri dot pa telefon.Meqense jemi me pune nuk e kishim kohe e duhur qe te mirremi plotesisht me te,si rrjedhoj mendoj se na doli situata nga dora.me duhet tw them se edhe pjekurin madhore e ka me te hershme me qka karakterizoh edhe cikli menstrual i rregullt tek vajza.provuam te flasim me te per kete problem, vajza e pranoi qe nuk e ka ne rregull situaten pir prap se prap varesia ne telefon eshte e vazhdueshme ketu vlen te theksoj se pjesa me e madhe e kohes i kalon ne YOU TUBE, me hulumtime te ndryshme.kam frike te provoj ndonje mase me te ashper per shkak te moshes delikate.ju lutem a mund te me ndihmoni si tja bej?

  1. Ermal Azisllari thotë:

    Përshendetje. E kuptoj shqetësimin tuaj. Përdorimi i shpeshtë i telefonave smart është një
    problem gjithnjë në rritje, dhe jo vetëm tek fëmijët. Ashtu siç dhe ju përmendni, faktorë të tillë si izolimi, mungesa e ndërveprimit e aktiviteteve familjare e inkurajojnë këtë varësi. Nga ana tjeter përdorimi në masë e kthen këtë aktivitet në disi “normal” dhe të pranueshëm për shoqërinë,
    pavarësisht pasojave që sjell. Puna me varësitë nuk është asnjëherë e lehtë apo e thjeshtë. Nga sa na shkruan nuk del e qartë, por duket se vajza nuk ka një jetë të pasur sociale?
    Nuk e kuptoj mirë përse e përmendni ardhjen e ciklit si faktor tek vajza, por mbase nevojitet një
    vjerësim më i thelluar. Ajo çfarë mund tju sugjeroj është të kaloni më shumë kohë cilësore me vajzën, jo duke e kritikuar, por duke e pyetur për interesat, hobit e frikërat e saj. Zhvilloni e propozoni aktivitete alternative së bashku. Mund të jetë e vështirë të gjeni kohë, por kjo është periudha kur vajza ka më shumë nevojë tju ndjejë pranë, dhe nuk kthehet.
    Varësitë zakonisht mbushin një vend që është bosh. Kështuqë sfida juaj do jetë ta zëvendësoni
    varësinë me aktivitete, kohë e vëmendje për vajzën, që të ndjehet se e dëgjuar, vlerësuar dhe
    udhëhequr.
    Shpresoj tju ndihmoj sadopak kjo përgjigje

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.