Këshilla/Blog

Lisi 22.10.2019

Pershendetje,
Une kam qene gjithe kohen e angazhuar me aktivitete kulturore ne rolin e spikeres,debutueses dhe kenges shpesh here.Gjithmone kam qene e vleresuar pozitivisht nga profesioniste edhe publik me i gjere (lokal).
Ajo qe sot me ka shkeputur nga gjithe bota e artit qe dashuroj dhe qe me detyron te bej nje pune qe sme pelqen eshte vetbesimi i ulet.Gjithmon kam frike sesi do dukem,cfare do mendojne per mua, gjithmone mduket se une jam me poshte se cdo njeri tjeter dhe nga frika e gjykimit te te tjereve sot vuaj shume jeten qe bej.
Si mund te veproj qe te hyj ne nje dhome pa friken si dukem,pa ankthin se u solla apo fola keq.
Si mund te jetoj normal

  1. "Perfeksionistja" says:

    Pershendetje! Doja te te thoja se edhe une gjendem ne te njejten situate. Ashtu sikurse ti, kam qene gjithmone ne qender te vemendjes dhe pikerisht vemendja e tepruar, e cila ne dukje ta rrit nivelin e vetebesimit, ma ka ulur ate ne maksimum. Nese deshiron te dish me teper, ketu eshte artikulli qe permbledh disi gjendjen ne te cilen ndodhem. Do te deshiroja, nese mundesh sigurisht, te shkembejme pakez eksperience … http://nukjevetem.al/pyetjet/perfeksionizmi-dhe-ankthi/

  2. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje, zakonisht frika nga vëmendja dhe nga gjykimi i të tjerëve ka efekte frenuese tek zhvillimi ynë personal dhe mund të kthehet në pengesë për ne për t’u zhvilluar ashtu siç na pëlqen apo dëshirojmë. Në këtë mënyrë dhe në sajë të ankthit që na shkakton kjo gjë, ndjejmë se
    zgjidhja më e mirë është shmangia. Por në të vërtetë shmangia pavarësisht se na ofron një lehtësim të momentit (pra nëse unë nuk dal në skenë, e shmang vëmendjen e të tjerëve dhe për pasojë nuk do ndjej ankth), shmangia na krijon pakënaqësi dhe idenë se ka diçka që nuk shkon me ne përderisa nuk bëjmë dot gjënë që dëshirojmë të bëjmë.
    Pra ti mund të krijosh një ide për veten se je e frikësuar dhe e pakënaqur dhe kjo gjë mund të zgjerohet në të gjitha aspektet e jetës tënde. Ajo që do të të rekomandoja të bëjë është ta sfidosh këtë frikë në vend që ta shmangësh. Duke u përballur me frikërat e tua, ti mund të kuptosh se në të shumtën e rasteve ato frikëra nuk realizohen. Kështu pak nga pak fillon të ndërtosh mënyra të menduari të cilat janë të bazuara tek realiteti në vend të hamendjeve të cilat zakonisht kanë natyrë të të menduarit se më e keqja do të ndodhë.
    Shpresoj të të jem gjendur sadopak
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.