Këshilla/Blog

Iamme 17.06.2020

Pershendetje. Vuaj prej 2 vitesh nga ankthi dhe paniku. Jam trajtuar me medikamente dhe akoma jam me ilace pavaresisht se eshte ulur doza. Kam rreth 1 vit qe gjithmone ne momentet qe me kap ankthi dua te vras vete. Nuk mundem me. Nuk kam me fuqi te luftoj me kete semundje. Deri tani nuk e kam bere duke menduar dhimbjen qe do ti shkaktoj familjes sime dhe bashkeshortit. Nuk kam asnje konflikt me askend dhe marredheniet me te gjithe i kam te shkelqyera. As nuk e gjej dot shkakun e ankthit madje as dokt nuk e kupton se si nuk enkam idene se nga me vjen ankthi. Kam shkruar pa fund letra vetevrasjeje. Duket kaq e lehte te vdes kaq lehtesuese mos luftoj me. Jam kaq e lodhur

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike thotë:

    Pershendetje e dashur,

    E di qe eshte e veshtire te jetosh me ankth dhe me mendime per te demtuar veten. Ankthi eshte nje eksperience njerezore, por nese behet i forte na e veshtireson jeten dhe nese nuk trajtohet ne vazhdimesi, sjell vuajtje.

    Me vjen mire qe po e trajton dhe qe te eshte ulur doza e mjekimit. Shpesh barnat ulin simptomat e ankthit dhe problemeve te tjera, por nuk i eliminojne ato. Nga letra jote kuptoj se ke bere progres dhe qe ke mbeshtetje nga njerezit perreth – keta jane tregues pozitive, qe ti mund t’ia dalesh mbane dhe te ndryshosh menyren sesi ndihesh dhe mendon. Ama mendoj se mund te besh akoma me shume progres duke takuar nje psikolog dhe duke folur me te per te gjitha gjerat qe te mundojne, per mendimet vetelenduese dhe gjithçka qe duket kaq e rende brenda zemres tende. Tani duket kaq e veshtire te perballesh me to, por me pak pune, do shohesh mundesi te reja per veten tende, do mund te mesosh ta shijosh jeten perseri.

    Te lutem, fol me bashkeshortin ose dike afer teje per keto mendime dhe kerko ndihme, mos e mbaj peshen e gjerave per vete por hidhe pak e nga pak te disa njerez rrotull teje. Ketu ke nje sherbim chat-i pa pagese te cilin mund ta shfrytezosh gjate diteve te javes, por edhe psikologe qe mund t’i takosh personalisht per te marre ndihme te metejshme dhe me te thelluar. Une mendoj se trajtimit me barna duhet t’i shtosh nje terapi me psikolog.

    Uroj te gjesh forcen e brendshme dhe t’i japesh vetes nje shtyse qe tani, per te kerkuar ndihmen qe e pret prej kohesh!

    Perzemersisht,
    Lediona Braho
    Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.