Këshilla/Blog

Sllogani:

Edhe nëse je përdorues i saj…!!
Kujdesit ndaj shëndetit mos ju ndaj !

Pse janë Përdoruesit e Drogave me Shiringë të rrezikuar nga infeksionet HIV, Hepatit B dhe Hepatit C?

Përdoruesit e drogave me shiringë shpesh herë  e marrin drogën në grup, duke përdorur gjilpërat, shiringat dhe enët e përbashketa të injektimit. Duke i përdoruar mjetet e përbashkëta,  gjaku i  infektuar me HIV  mund të përhapet te të gjithë të tjerët të cilët i përdorim të njëjtat mjete dhe në ketë menyrë i gjithë grupi mund infektohet me HIV,  Hepatit B dhe Hepatit C. Një përdorues i drogës i cili është i infektuar mund ta bart  infeksionin (HIV-in, Hepatitin B ose Hepatitin C) edhe tek personat tjerë që nuk janë përdorues të drogave. Kjo ndodh përmes rrugëve të tjera të bartjes, si përmes marrdhënieve seksuale të pa mbrojtura ose përmes qumështit të nënës së infektuar.

Çka është HIV-i?
HIV-i  është virusi që shkatërron imunitetin e njeriut.

Ç‘farë është SIDA?
SIDA është sëmundje që shkaktohet nga virusi HIV, si pasojë e të cilës lindin shumë infeksione dhe sëmundje tjera nga të cilat njeriu vdes.

Njeriu mund të jetë i infektuar me HIV dhe të duket i shëndoshë. Ai/ajo mund të jetojë gjatë pa iu shfaqur simptomat apo shenjat e infeksionit. Mirëpo, ky njeri mund t’i infektojë të tjerët. Në fazën përfundimtare të infektimit me HIV shfaqet sëmundja e SIDA-ës nga e cila shkaktohet vdekja.

Si mund të infektohemi me  HIV?

    Përmes gjakut.
o    Përdorimit të përbashkët të:
     shiringave (shpricave),
     gjilpërave,
    enëve (limenka, luga) për zirjen e drogës,
    pambukut,
    zhiletës së rrojës,
    gjilpërave të përdorura më parë për tatuazh, piercing dhe akupunkturë.

    Përmes marrëdhënieve seksuale.
    Marrëdhënie të pambrojtura seksuale (pa kondom).

    Përmes qumështit të nënës së infektuar
    Nëse nëna shtatzënë është e infektuar me HIV, atëherë fëmija mund të infektohet,  gjatë lindjes përmes të ushqyerit me qumësht të gjirit të nënës.

Si të mbrohemi nga HIV-i?

    Duke mos përdorur me të tjerët:
o    gjilpërat e njëjta,
o    shiringat (shpricat),
o    enën (limenkën, lugën) për zierjen e drogës,
o     pambukun e njëjtë,

    Duke  pasur marredhënie seksuale të mbrojtura (duke përdorur kondom)

Si nuk mirret HIV-i?
HIV-i nuk mirret përmes:
o    përqafimit,
o    shtrëngimit të dorës,
o    tështitjes,
o    puthjes,
o    mjeteve të përbashkëta ushqimore,
o    pickimit të insekteve.

Ç’farë janë Hepatiti B dhe Hepatiti C?
Hepatiti B dhe Hepatiti C janë sëmundje të cilat e sulmojnë melçinë dhe si rezultat shkaktojnë pasoja serioze për shëndetin e njeriut. Roli i mëlçisë në organizëm është pastrimi i gjakut dhe mbrojta prej helmeve të dëmshme.

Me mëlçi të dëmtuar jeta e jote është e rrezikuar !!.
Kërko ndihmë , parandalo … duke u vaksinuar kundër Hepatitit B.

Cilat janë simptomet apo shenjat  e Hepatitit B dhe Hepatitit C?
    humbja e apetitit,
    lodhja e madhe,
    mundimi ose vjellja,
    dhembja nën brinjë (në anën e djathtë),
    zverdhja e të bardhës së syve,
    zverdhja e lëkurës.
    urina me ngjyrë të mbyllët.

Si bartet Hepatiti B dhe Hepatiti C?
Përmes përdorimit të përbashkët të:
•    gjilpërave, shiringave, enës dhe pambukut,
•    marrdhënieve të pambrojtuara seksuale.

Si të mbrohemi nga virusi i Hepatitit B dhe C?
    Duke mos përdorur:
o     gjilpërat e njëjta me të tjerët,
o     shiringat (shpricat) e njëjta me të tjerët,
o     enën e njëjtë (limenkën, lugën) për zierjen e drogës,
o     pambukun e njëjtë me të tjerët.

    Duke  pasur marredhënie seksuale të mbrojtura (duke përdorur kondom).

Si nuk përhapet Hepatiti B dhe Hepatiti C?

Nuk përhapet përmes:
    dhënies së dorës,
    teshtitjes,
    kollitjes,
    përdorimit të gotës, lugëve për ushqim të përbashkët,
    duke jetuar në të njejtën dhomë me personin që është i infektuar me Hepaitit B dhe Hepatit C.