Këshilla/Blog

21.02.2016

Pershendetje. Doja t’ju pyesja per nje mikun tim. Me perpara ka qene totalisht person i zakonshem, si te gjithe te rinjte. Ka rreth 2 jave qe nga ana psikologjike nuk eshte aspak mire: nuk ka deshire per asnje lloj aktiviteti, ndryshe nga me perpara qe ishte shume aktiv; eshte gjate gjithe kohes i lodhur; mendon gjithe kohen sikur ka strese apo probleme; nuk fle naten dhe ndjehet shum keq gjate gjithe kohes. Theksoj qe nuk ka asnje lloj problemi as nga ana ekonomike, familje, sociale apo probleme me te dashuren. Mandej edhe ai vete thote skam asgje, por gjithsesi mendon sikur jeta e tij ska shime kuptim. Nje dite madje arriti deri aty sa tha: ka momente ne jete qe sme duken as reale.
Do te doja shume nje mendim ju lutem. Faleminderit 🙂

  1. Anonymous says:

    Pershendetje
    Sipas mendimit tim kushuririt Jo vetem ti rrini afer, ta shtyni per cdo lloj altiviteti si dhe bisedat e shumta me ju dhe psikologet duhen te aplikohen sepse vetem duke e cliruar mllefin, merzitin me ju ose psikolog dhe me ndihmen e disa medikamenteve qe ne kete rast vetem mjeku psikolog pasi studion siutuaten ia jep do i bente teper mire. Ne te kundert do me keqardhje nga situata qe pershkruani me kalimin e kohes ky person do bie ne depresion. Ndaj vizit a me mjekun eshte e rekomandueshme sipas mendimit tim!
    Ju uroj gjith te mirat

  2. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje
    E kuptoje qe ndiheni shume I shqetësuar për gjendjen e mikut tuaj dhe ndjeni nevojën për ta ndihmuar.

    Nga ato qe ju shkruani duket se miku juaj po kalon një periudhe te vështirë, edhe pse nuk thekson ndonjë shkak te kësaj gjendje. Ka disa moment kur personat më së shumti përjetojnë periudha te vështira emocionale sidomos ne disa stade te jetës si ne rastin e adoleshencës (do te doja te dija sa vjeç është miku juaj), apo ne periudha te tjera specifike.
    Ju përmendni se ndryshimi ka filluar para dy javësh. Nga informacioni qe ju jepni, ne pamje te mare duket se miku juaj po përjeton një episod depresioni, por duhet me tepër informacion nga vet ai për te identifikuar se fare e shqetëson dhe si ka ndikuar kjo ne disa fusha te jetës së tij. Bazuar ne këtë informacion është shume e rëndësishme ta orientonit te një psikolog për tu konsultuar drejtpërdrejt, kjo është gjeja qe mund ta ndihmoje me shume mikun tuaj. Konsulta me një psikolog do ta ndihmonte te kuptonte se çfarë po ndodh, arsyet dhe mënyrën se si mund ta kaloj këtë kohe te vështirë për te.
    Do te këshilloja te flisnit me mikun tuaj dhe ta mbështesni ne ketë periudhe duke i qëndruar pranë, dhe duke e bindur te kryej një vizite te mjeku nëse diçka shëndetësore nuk shkon me te.

    Gjithashtu mund ti sugjeroni mikut tuaj te shkruaj ne web-faqe për te folur personalisht mbi gjerat qe e shqetësojnë!

    Gjithë te mirat
    Sabjola Bregu

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.