Këshilla/Blog

Anonim 20.12.2021

Jam shum keq dhe mendova qe te shkruaj ketu qe te me ndihmonit , jam nje vajze 14 vjecare dhe me jeta mu ka bo pa kuptim. Ankthi me filloi para 7 muaj ne fillim me vishin mendime se do vdisja dhe nje dit kur u ktheva prej shkolle mu mpiu kejt trupi dhe mendova se po vdisja por fillova ta mar veten edhe pse ku me dhimbte mendoja per keq gjithqka e lidhesha per vdekjen mendoja se do pesoj atak kardiak nuk me zinte gjumi por e menaxhoja disi dhe pas nje kohe isha shume me mir por tani me eshte kthy perseri te njejten gje por tani me dhemb kraharori dhe po mendoj se me te vertet qe do vdese pra gjdo gje me eshte lidh me
vdekjen edhe pse asnjera nuk ka ndodh por nuk mundem me largu mendim vetem se tani shum po kom frikkk teper teper keq jomm .Ju lutem me ndimoni

  1. Përshëndetje, faleminderit që iu drejtove faqes sonë! Në moshën e adoleshencës, siç je dhe ti, mund të ndodh shpesh të kesh frikë nga vdekja, ose dhe e kundërta të mendosh se je i pavdekshëm. Duket se për ty frika nga vdekja ka marrë përmasa shqetësuese. Në trupin tonë mund të kemi shpesh dhimbje nga më të ndryshme, por jo të gjitha janë të lidhura me një sëmundje serioze. Por, ndodh që nëqoftëse ne fokusohemi tek ajo dhumbje ose shqetësim që kemi na duket shumë më e madhe se sa është në të vërtetë. Kjo na shkakton ankth, panic dhe ndjesinë sikur kemi diçka serioze.

    Do të të sugjeroja të flasësh me prindërit e tu, me shokët dhe me shoqet për gjendjen e ankthit që ke, sepse është e rëndësishme që të ndash këto frikëra me të tjerët. Gjithashtu, përpiqu të merresh me aktivitete të tjera, si p.sh. me hobi, aktivitete sportive, të dëgjosh muzikë ose diçka tjetër. Nëqoftëse ke shqetësime përpiqu të mendosh se çfarë tjetër mund të shkaktojë po të njëjtën dhimbje: p.sh. mund të jetë një dhimbje muskulare, një mpirje nga i ftohti ose nga ndryshimi i temperaturës etj.

    Gjithsesi, është e rëndësishme që të bisedosh me prindërit ose me njerëz që të mbështesin për të të orientuar më shumë.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  2. 11.01.2022 says:

    Përshëndetje shpresoj tejesh pmir si fillim të sugjeroj të qetesohesh dhe të mos mendosh per gjera të keqija sepse kjo Ka ndodhur edhe Tek une,madje kohen e fundit por unë mblodha veten fillova të bej nje jetë normale dhe tani jam mire.

  3. Emi says:

    Hey vogelushe, je vetem 14 vjec dhe po e mundon veten kaq shume, eshte ne doren tende ta kalosh kete situate te veshtire por aspak te pamundur. Je ne moshen me te bukur, jeta jote nuk mund te jete kurrsesi kot.
    Dil sa me shume , kalo kohe me shojet shoqet,,, krijo miqesi te reja, kalo kohe me te afermit , meso , lexo , gatuaj bej cdo gje dhe mos ler kohe per keto mendime….
    Bej gjithckaaa dhe mos mendo per asgje,,, mos e ler jeten te te mposhte qe tani gjeje fuqine brenda vetes, dhe mos harro vetem ti mund ta sherosh veten tende.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.