Këshilla/Blog

Dashuri e pamundur 17.09.2020

Pershendetje, shpresoj qe jeni mire!
Desha te shkruaj historin time dhe te marr ndonje keshill sepse jam ne gjendje shume te renduar emocionale , jam ne lidhje me nje burr te martuar qe nje vite e gjysem , kemi nje dashuri ekstrem te madhe por te pamundur , nuk do e beja kurr nje gje te till mirpo rrethant e jeten me shtyen drejt ketij gabimi prej te cilit nuk di se si do te dal , qysh si femij kam pas probleme me depresionin e ankthin ,shkak mos kujdesi familjes, pastaj zhgenjimet e nje pas njeshme nga shoqeria , dhe ne fund nga nje lidhje 4 vjeqare me nje person qe e desha me shpirt , por me humbi vetem kohen dhe me shkatrroj edhe me shume , pas gjitha ktyre un kisha kontakt me ket person, mirpo kontakt kolegtiv pasi qe punonim bashk mirpo ai kishte nje interesim shume te madh per mua dhe gjate gjat asaj kohe un ishaa e derrmuar emocionalisht dhe ne depresion e ankth sa qe nuk e doja jeten me zgjati doren dhe un u kapa per te , tek ai gjeta ngushllimin me te madh ne jete qe nuk e kisha nga asnje njeri ne ket bote , me plotsoi zemren me largoi nga e keqja me beri te besoj ne dashuri e ne endrra , nuk dua asnjeher te ja shkatrroj familjen nuk kam dashur kurr eshte e vetmja gje qe me ka brejt ne zemer gjat gjithe kohes , kam vendosur shume her ti jap funde por dashuria e tij eshte aq e madhe sa qe nganjeher nuk e mendoj veten sa me dhemb shpirti per te , ai njeri eshte me nje fjal engjull per mua qe me rikthej ne jete por un nuk e lejoj qe ai te ndahet pasi qe ka femij dhe un jam ne gjendje te sakrifikoj dashnin per ta , por edhe per familjen time qe pa marr parasysh qe jam rritur me prinder qe ne jeten time kan qen veten fizikisht dhe asgje me shume por familje smund te zgjidhet eshte dhurat nga zoti edhe pse me dhemb shpirti , kam shume frik jeten , te ardhmen dhe gjithqka , kam vendosur ti jap fund ksaj lidhje sepse ndjenjat kan arritur ne kulminacion ne te dyja anet por ai nuk hjek dor e une e kam edhe me te veshtir se skam person tjeter ne jete , shoqria prap me kan zhgenjyer pasi jam person i drejperdrejt dhe nuk toleroj te jem viktim , nga ju kerkoj nje keshill se si munde te kaloj ket gjendje ne nje menyr me te leht sepse kam frik nga vetja ime pas gjithe atyre herav qe kam qen ne depresion dhe me eshte dashur ndoshta nje vit per ta kalu ju lumten nga zemra te marr nje keshill sa me te qart pasi qe skam nje person tjeter ku mund te marr mendime te sinqerta dhe profesionale..! Me falni qe ju mundova ta lexoni mirpo kam nevoj te madhe .. Zoti ju bekoft !!

  1. Brisi says:

    E lexova me shume kujdes kete pjese te historise tende dhe me beso qe edhe un u ndjeva shume keq.Shpresoj qe askush te mos e provoje kte ndjesi dhe te uroj ta kalosh sa me shpejt.Une mbase nuk mund te te jap keshilla si nje specialist por do te them mundohu te gjesh shoqeri te re, njih njerez te rinj,merru me nje sport apo dicka qe te pelqen.Askush nuk do te donte te dashurohej me nje burre te martuar por e tille eshte jeta.Edhe un e dua nje djale ama nuk e di nese eshte i martuar apo jo sepse nuk kam asnje menyr sesi ta marr vesh.Une e dua ate por kur kujtoj qe mund te jete i martuar merzitem me veten.I lutem Zotit qe ai te mos kete nje lidhje tjeter dhe po pres qe ta kuptoj ose ta marr vesh nese ka ndonje lidhje apo jo.Mua thjesht ideja me tmerron imagjino si do e kesh perjetuar ti.Por ne jemi femra …dhe duhet te mos lejojme qe te varemi nga te tjeret.Ne vendosim per lumturine tone.

  2. Përshëndetje dhe faleminderit që na shkruajtët!
    Nga mënyra se si e keni shkruar mesazhin, duken se gjendeni në një situatë konfuzioni. Çfarë është e rëndësishme për të kuptuar në këtë situatë dhe për të reflektuar është se çfarë ju shërben juve? Domethënë çfarë është më e mira për ju, pa marrë parasysh për një moment se çfarë është më e mira për njerëzit e tjerë? Ju po thoni se nuk doni që ta ndani nga familja e tij, por ndoshta pyetja e parë është a doni që të keni një të ardhme bashkë me këtë njeri? Sigurisht, nuk mund të ketë një përgjigje 100% të sigurt, por është më shumë ndjesia se si e perceptoni ju këtë marrëdhënie.
    – Nëqoftëse përgjigja është po, atëherë, mbetet për të diskutuar me të se si doni që të vazhdojë lidhja juaj. Po ai vetë a dëshiron që të divorcohet dhe të vazhdojë marrëdhënien me ju? – Nëqoftëse përgjigja juaj është jo, atëherë mbase duhet të pyesni veten përse jeni në një marrëdhënie të tillë. Çfarë ju plotëson në këtë marrëdhënie që nuk mund ta keni në marrëdhënie të tjera? Ose çfarë plotëson tek ju, që nuk e gjeni tek vetja juaj? Përtej kësaj situatë, është shumë e rëndësishme për ju që të keni rrethin tuaj shoqëror, njerëz që mund t’i besoni (qoftë 1-2 persona) sepse ndarja e përvojave me të tjerët na lehtëson si njerëz. Nëqoftëse jeni zhgënjyer nga njerëzit aktualë në jetën tuaj, mund të kërkoni të ndërtoni miqësi të reja. Gjithesi, nëse mundeni kontaktoni dhe në shërbimin chat të kësaj faqeje për të folur më gjatë me një profesionist.

    Shpresoj t’ju kem ndihmuar.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.