Këshilla/Blog

13.08.2018

Pershendetje jam ne nje situate te rende,pasi me terheq seksualisht motra ime,dhe nuk po di se si te dal nga kjo situate
faleminderi

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje i dashur
    Faleminderit që na je drejtuar lidhur me atë cfarë të shqetëson.
    E kuptoj që kjo po të shqetëson fort dhe besoj të bashkëshoqërojnë disa ndjesi lidhur me këtë gjë, qoftë të tërheqjes por edhe të fajit e përgjegjësisë etj.
    Duhet gjithashtu shumë guxim të thuash dhe të ndash këtë gjë.

    Në fakt, nuk është edhe kaq pazakontë që të rinjtë mund të kenë mendime rreth seksualitetit të tyre duke patur fantazi edhe rreth të afërmve të tyre. Seksualiteti mnd të jetë kaq konfuzional dhe i frikshëm ndonjëherë, ndërkohë që të afërmit janë të sigurtë dhe familjarë.

    Të kuptosh arsyet se pse po të ndodh kjo gjë është një aspekt shumë i rëndësishëm dhe mendoj që duhen edhe biseda dhe info më të gjata për të kuptuar këtë dhe raportin tuaj dhe mbase nevojiten të bëhen edhe ballë përballë me një profesionist. Në fakt ti nuk përmend asgjë në letrën tënde lidhur me aspektin e seksualitetit tend, por edhe lidhjeve të tjera dhe interesave intimë e dashurorë me persona të tjerë. Është pak e vështirë që të kuptosh cfarë po ndodh me ty dhe si e orienton ti shëndetshëm energjinë tënde për atashim dhe intimitet ndaj personave të tjerë.

    Ndërkohë, përgjigja më e rëndësishme ndaj tërheqjes tënde në këtë moment është që të largosh vëmendjen nga motra jote, të përpiqesh të shkëputesh nga ajo dhe të ndërtosh më shumë përgjegjësinë tënde si vëlla ndaj saj. Gjithashtu do të ishtëeshumë mirë të orientoje tërheqjen tënde ndaj personave që mund te ndjekin dhe të plotësojnë dëshirat e tua.

    E kuptoj që e gjitha kjo ndoshta nuk është e lehtë por nga fakti që ti tashmë e ke artikuluar këtë si një problem dhe ky është hap shumë i rëndësishëm, besoj se dhe sensi yt i kontrollit si dhe përgjegjësia është në radarin e kontrollit tënd dhe gjetjes së zgjidhjes së shëndetshme.

    Shpresoj që përgjigja të të ketë ndihmuar disi dhe je i mirëpritur të na shkruash më gjatë.

    Gjithë të mirat,
    Me respekt,
    Almandina

  2. Dr.Manuela says:

    Vizitoni nje psikolog dhe flisni me te .Keni shum nevoje pasi kjo qe thoni eshte absurde.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.