Këshilla/Blog

Arbri 09.05.2023

Përshëndetje doktor,
Jam një djalë 22 vjeç dhe prej kohësh vuaj nga problemet e ankthit dhe pagjumësisë. Mundohem të krijoj një regjim të mirë të gjumit duke u munduar të fle herët por është e pamundur sado përpiqem. Duhet të rri me orë të tëra në krevat derisa të mundem të fle dhe në shumicën e rasteve gjithë natën nuk kam mundur të fle dhe në shumicën e rasteve pa ndonjë frikë apo shqetësim që të mbaj pa gjumë gjithë natën.Kjo gjendje pagjumësie shpesh më lidhet dhe me gjendjen e ankthit e cila më bën të shqetësohem shumë edhe për gjëra të parëndësishme apo të fantazoj gjëra që nuk ekzistojnë. Do të doja të më sugjeronit ndonjë medikament për të më ndihmuar të fle ose diçka tjetër që duhet të bëj për të fjetur më shpejt dhe më qetë.

Gjithë të mirat

  1. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje Arber dhe faleminderit qe na ke shkruar.

    E kuptoj qe ti po perjeton veshtiresi, te cilat lidhen njekohesisht me gjendjen tende psikologjike po ashtu dhe fizike duke patur pagjumesi te shpeshte shoqeruar me mendime jo te mira, fantazi te cilat te shqetesojne dhe per pasoje rrisin nivelin e stresit dhe te bejne te ndjesh qe po perjeton simptoma te ankthit.
    Gjumi luan nje rol shume te rendesishem ne mireqenien tone fizike, kognitive dhe emocionale. Berja e tij ne menyre te plote dhe cilesore eshte shume domethenes per funksionimin tone, per rekuperimin fizik dhe psikologjik.
    Ne te kundert, mungesa e gjumit mund te prodhoje me shume hormone te stresit, nervozizmit dhe irritimit. Mund te shfaqet nje rritje e ndjenjave negative, si trishtimi apo pesimizmi. Mund te jemi me pak energjike, na sjell veshtiresi me perqendrim dhe na ben te ndjehemi te lodhur fizikisht dhe emocionalisht gjatë dites. Pervec ndikimit ne shendetin emocional duke patur gjasa te rrite riskun per zhvillim te gjendjeve te ankthit, ndjeshmerise emocionale apo mungeses se motivimit, mund te ndikoje dhe performancen kognitive, duke ulur aftesine per te marre vendime te medha, per te zgjidhur probleme apo per te perpunuar nje informacion ne menyre racionale.
    Ndaj, mendoj qe fokusi per te investiguar me teper mbi kete gje duhet te jete i larte. Une do te keshilloja te zhvilloje nje takim me nje mjek specialist, neurolog dhe ti nenshtrohesh nje kontrolli te mirefillte. Mbase, nje specialist do te te orientonte me tej per te gjithe proceduren qe te duhet te ndjekesh per te zbuluar me teper dhe per te stabilizuar kete gjendje. Me pas, mund te flasim me tej mbi ecurine dhe gjendjen tende ne vazhdim dhe te degjohemi serish se bashku.

    Faleminderit dhe pres te me shkruash,
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.